Home Sport Volejboll Femra/Teuta fitore e rëndësishme

Volejboll Femra/Teuta fitore e rëndësishme

volejboll femra (1)TEUTA-SKËNDERBEU 3-1 (20-25, 25-18, 25-8, 25-23)
TEUTA: Begiçi, G.Smalaj, S. Smalaj, Guza, Zakova, Gashi/Llupo, Dallupi). Trajner: E. Jazexhiu
SKËNDERBEU: Mizaku, Berberi, Strati, Bego, Shahu, Grabocka/ Kola, Male. Trajner: F. Rrapo
GJYQTARË: K.Gjoka, R.Kuka / Teuta regjistron një fitore të rëndësishme përballë ekipit të Skënderbeut në javën e pestë të Top Volej Liga. Ndryshe nga sa pritej, sfida fillon shumë më mirë për korçaret, të cilat përfitojnë edhe nga përgjumja momentale e vendëseve. Falë entuziazmit të fillimit, lojës efikase në mbrojtje, si dhe sulmeve të befasishme, korçaret e mbyllin setin e parë 25-20 në favor. E njëjta tablo edhe në fillimin e setit të dytë. Janë sërish mikeshat që arrijnë të shkëputen deri në 6 pikë (2-8). Do të duhej një shkundje nga trajneri i bregdetareve, Edmond Jazexhiu, për ta ndryshuar fytyrën e takimit. Pikërisht pas pikës së tetë të korçareve vjen edhe rikuperimi i durrsakeve, të cilat pikë pas pike arrijnë të përmbysin për t’i barazuar setet 1-1. Në të tretin vjen edhe përmbysja. Eksperienca, kualitetet dhe loja e mirë në grup bëjnë që ky fraksion të mbyllet nën shifrat e thella 25-8 në favor të Teutës. Vendëset diktojnë tashmë duke ia lejuar vetes tentativën e shënimit të disa pikëve spektakolare. Nga ana tjetër loja e korçareve bie në apati, regjistron shumë gabime duke e bërë të pamundur ringritjen e tyre. Fraksioni i fundit është formalitet, pavarësisht dëshirës së volejbollisteve korçare për t’i barazuar setet. Shifrat 5-0, 7-5, 17-15, 21-20 për t’u përmbyllur në finish me 25-23.

Previous articleTeuta e dyta në kampionat por e para për fairplay
Next articleDriada Dervishi: “Shekspiri” do të ngjitet për herë të parë në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, me komedinë “Endërr e një nate vere”