Home Sport Volejboll Femra/ Teuta mund Tiranën dhe ngjitet në vendin e dytë

Volejboll Femra/ Teuta mund Tiranën dhe ngjitet në vendin e dytë

volejboll femraTeuta-Tirana 3-0 (25-14, 27-25, 25-21)
TEUTA: Begiç, Guza, G.Smajlaj, Zakova, S.Smajlaj, Plaku, Dallup, Maloku, Gashi, R.Sadiku, Llupo. Trajner: E. Jazaxhiu
TIRANA: Shkurti, Xhixha, Nezaj, O.Hoxha, Kokonozi, Thaka, E.Meta, Matraku, Dervishi, A.Hoxha, Gjonaj, Meçollari. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: E.Zguri, R.Kuka

Periudhe krize për Tiranën në volejboll për femra, që pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe ajo që bie në sy është se skuadra bardheblu doli pa pikë nga ndeshja me Teutën. Kjo e fundit fitoi me meritë dhe me shumë lehtësi 3-0, ndeshje e luajtur na pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, duke u ngjitur në vendin e dytë. Pritej një ndeshje e fortë dhe në përgjithësi loja ishte e ekuilibruar, por skuadra durrsake pati një epërsi të lehtë dhe në fund fitorja ishte e merituar. Bardheblutë zhvilluan një ndeshje jo të mirë, e nisën keq takimin dhe ndonëse e rritën disi ritmin në setin e dytë sërish nuk shfaqën më të mirën e tyre. Por kjo nuk i ul aspak meritat e Teutës, që luajti vërtet mjaft mirë, tregoi se ka një grup solid dhe tepër të fortë, që në fushën e saj është vërtet një skuadër e vështirë për t’u mundur. Që në setin e parë volejbollistet durrsake treguan epërsi, duke u shkëputur dhe fitojnë thellë 25-14. Seti i dytë është ai që vulos fatin e takimit, pasi Tirana shkarkon të gjitha bateritë e saj, por në fund duhet të hapë krahun në pikët shtesë. Teuta nuk e ul ritmin e saj dhe në fund tregohet më e kujdesshme, duke fituar 267-25, sukses që bën me krahë vajzat e trajnerit Jazexhiu. Humbja e setit çorienton Tiranën, që me gjithë përpiqet të mbledhë forcat e ka tepër të vështirë të reagojë në setin e tretë. Teuta përfiton nga çdo mundësi që i jepet për t’u shkëputur dhe fiton 25-21 setin e tretë dhe krejt ndeshjen 3-0. Suksesi ngjit Teutën në vendin e dytë, ndërsa Tirana pasi dominoi gjithë sezonin tani e sheh veten në vendin e tretë.

Previous articleTeuta konsolidon vendin e dytë dhe vazhdon ndjekjen ndaj Skënderbeut
Next articleVolejboll Meshkuj/Teuta i rekthehet fitores