Home Bota “Vodhi” gurë në plazhin e Sardenjës, arrestohet turisti francez

“Vodhi” gurë në plazhin e Sardenjës, arrestohet turisti francez

Një turist francez u arrestua teksa tentoi të largohej nga Sardenja me 41 kilogramë guralecë dhe gurë të mbledhur ilegalisht nga një plazh, njoftuan sot autoritetet.

Zyrtarët italianë të doganave e ndaluan burrin përpara se ai të hipte në një traget që lidh Porto Torres (Sardinia veriperëndimore) me Nice (Franca juglindore).

“Ai kishte në bagazhin e makinës së tij 41 kg guralecë dhe gurë nga plazhi Labianou, të cilët u konfiskuan dhe do të kthehen në plazh”, thuhet në njoftimin e autoriteteve doganore.

Sardenja është e njohur për plazhet e saj të pacenuara me rërë të bardhë – të konsideruara aq të çmuara sa autoritetet rajonale miratuan një ligj në vitin 2017 që ndalon turistët të mbledhin dhe ta marrin me vete.

Marrja, posedimi ose shitja e rërës, guralecave, gurëve apo guaskave të mbledhura në Sardenjë pa leje dënohet me gjobë nga 500 deri në 3000 euro.

Previous articleArrin të ngjitet në mur pa përdorur fare duart, alpinisti irlandez mahnit rrjetin!
Next articleEksperti i ekonomisë: Nafta e Shpiragut e pastër, shumë pak nevojë për përpunim