Home Kronika Vodhën energji elektrike, 1 i arrestuar në Shkodër, 6 të tjerë vihen...

Vodhën energji elektrike, 1 i arrestuar në Shkodër, 6 të tjerë vihen nën hetim

Një i arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë vënë në hetim penal, për vjedhje të energjisë elektrike në Shkodër.

Sipas policisë shtetasi P.M, banues në Berdicë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Previous article“Punë e kryer”/ Si ra në ‘grackën’ e policisë turku që çoi në pritë 6-viktimat në vendin fqinj, zbulohen lëvizjet…
Next articleOperacioni “Tempulli”, tre të arrestuar në Dibër, sekuestrohet municion luftarak dhe kanabis