Home Aktualitet Vlora Hyseni në krye të SHISH? Eksperti i Sigurisë ngre dyshime të...

Vlora Hyseni në krye të SHISH? Eksperti i Sigurisë ngre dyshime të forta: Duhet parë arsyeja pse u shkarkua në Kosovë

Eksperti i Sigurisë dhe Rendit Fatjon Softa tha se Vlora Hyseni, e propozuar nga kryeministri Rama për kreun e ri të Shish është shkarkuar nga e njëjta detyrë në Kosovë dhe arsyeja duhet parë në rrugë institucionale.

Ajo ka qenë më herët drejtuese e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, institucion nga i cili është shkarkuar nga presidentja Vjollca Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Por sipas ekspertit Softa, ajo nuk ëhstë thjesht e shakrkuar por është larguar ng ainstitucioni, ndaj sipas ekpertit arsyet se përse ajo është shkakruar duhen parë në rrugë institucionale.

“Janë dy shtete të ndryshme, me rregullat e tyre në mënyrën e emërimit apo jo të personave. Nëse ajo është shtetase shqiptare ka të drejtën për t’u emëruar kudo që  ai, kryeministri e mendon. Duhen parë kushtet e shkarkimit, sepse ajo nuk është vetëm shkarkim, por ajo ëhstë larguar nga ai institucion. Këto motive duhen parë, duhen lexuar në rrugë insitucionale”,- tha eksperti Fatjon Softa i ftuar në Euronews Albania.

Previous article168 policë pas hekurave/ Nga korrupsioni tek shpërdorimi i detyrës, ja krimet që “njollosin” uniformat blu
Next articleNafta falas për fermerët! 1.4 mld lekë fondi për mbi 1 hektar tokë të punuar