Home Sport Vlerësim maksimal, Granit Xhaka lojtari i vitit te Zvicra

Vlerësim maksimal, Granit Xhaka lojtari i vitit te Zvicra

Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti i vitit 2022 te Zvicra. 30-vjeçari shqiptar i Arsenalit, i vetmi lojtar së bashku me Bréel Embolo dhe Remo Feuler që kanë luajtur në të 13 ndeshjet e luajtura vitin e kaluar me kombëtaren helvete, ka marrë çmimin pas një viti fantastik.

Xhaka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësuesen, duke ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat. Niveli i përformancës së mesfushorit ka njohur rritje viteve të fundit dhe këtë e thonë edhe shifrat.

“Falenderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua” – Tha ai në eventin e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Casino Bern.

Bianconero Ousmane Doumbia, ndër kandidatët për lojtarin më të mirë të Superligës së Zvicrës, nuk arriti të rrëmbejë çmimin e fituar nga Fabian Rieder i Young Boys, i zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i ri. Lojtarja më e mirë e Superligës së Femrave në Zvicër është Fabienne Humm (Zyrich), ndërsa ajo e Challenge League është Brighton Labeau (Lozanë).

Previous articleMero Baze: Berisha reagoi si njeri i rrezikuar prej përgjimeve të reja të 21 janarit
Next articleFlet Prof. Lush Susaj: Ja problemet në Shqipëri nga korrupsioni tek përmbytjet dhe stoku i vajit të ullirit