Home Bota Vjena rimerr statusin “si qyteti më i mirë në botë për të...

Vjena rimerr statusin “si qyteti më i mirë në botë për të jetuar”. Ja renditja e qyteteve të tjerë

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena ka rikthyer pas katër vjetësh statusin si qyteti me cilësinë e jetesës më të mirë në botë, sipas një raporti vjetor nga The Economist.

Në Vjenë njihet si dukuria “Lebenskunst”, thënë ndryshe “arti i të jetuarit mirë” dhe tashmë që kushtëzimet nga Covid-19 janë hequr, muzetë dhe qendrat e shërbimeve janë rihapur duke bërë kështu që jeta kulturore të rilulëzojë.

Qyteti ofron shumë mundësi për kulturë dhe argëtim, si dhe infrastrukturë të mirë dhe stabilitet të përgjithshëm. Pesë qytete të tjera evropiane përfshihen në dhjetëshen e parë, duke përfituar gjithashtu nga lehtësimi i kufizimeve të Covid-19. Megjithatë që nga viti i kaluar Parisi dhe Londra, kanë shënuar ngritje në renditje me nga 23 dhe 27 vende, respektivisht në vendin e 19 dhe 33, pasi kanë filluar ta trajtojnë Covid-in si endemik dhe jo si një pandemi.

“Vjena, ra në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021, pasi muzetë dhe restorantet e saj u mbyllën, tanimë është rikthyer në vendin e parë, pozicionin që mbajti më 2018 dhe 2019. Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë bukuritë kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”, shkruhet në raport.
Vjena ndiqet nga pas nga Kopenhaga dhe më pas Zyrih-u.

 

 

Milano u rendit i 49-ti, New York-u në vendin e 51 dhe Pekini në vendin e 71-të. Kësisoj, brenda pesë viteve të fundit është hera e tretë që Vjena merr statusin “Qyteti më i jetueshëm në botë”.

foto galeri foto galeri