Home Sociale Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri/ 27-vjeçarja bëhet nënë...

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri/ 27-vjeçarja bëhet nënë për herë të gjashtë

Në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një fëmijë nga një grua afgane. 27-vjeçarja e cila është strehuar në Shqipëri, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë. Ky bëhet dhe fëmija i parë që vjen në jetë nga grupet e ardhura në Shqipëri për t’u strehuar.

Mësohet se në spitalin e Lezhës janë të shtruara dhe gra të tjera që pritet të lindin.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën, por numri total që vendi ynë pritet të strehojë është rreth 4000 mijë refugjatë.

SOURCEBulevard News
Previous article“Takimet Muzikore të Dy Botëve” në Tiranë, një mbrëmje me muzikën klasike dhe poezinë greke
Next articleTakimet në Bruksel dhe situata në veri, i dërguari DASH për Ballkanin Perëndimor mban sot konferencë për media