Home Bota Vizita e parë në 30 vjet e kryetarit iranian në Egjipt

Vizita e parë në 30 vjet e kryetarit iranian në Egjipt

Mahmud AhmadinejadMinistri i Jashtëm i Egjiptit ka njoftuar se presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad do të vizitojë Kajron këtë javë, duke shënuar kështu vizitën e parë në Egjipt nga një udhëheqës iranian në dekada.

Edhe pse është vizita e parë në dekada, Mohammed Kamel Amr përshkroi vizitën e Ahmadinejadit si rutinë, pasi ai do të marrë pjesë në një samit të Organizatës së Konferencës Islamike në Kajro, raporton AP.

Raportet thonë se presidenti i shumicës shiite në Iran, mund të takohet me klerikun e lartë sunit të Egjiptit, Sheikh Ahmed al-Tayeb, në universitetin Al-Azhar.

Ahmadinejad kryeson delegacionin iranian në samitin e Kajros të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që fillon të mërkurën.

Që nga fillimi i revolucionit të 2011-së, që rrëzoi liderin egjiptian Hosni Mubarak, Irani ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin.

Lidhjet mes pushteteve rajonale janë shkëputur pas Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979.

Previous articleAAK-ja mbetet jashtë Qeverisë, nuk do ta rrëzojë Thaçin
Next articleFBI shpëtoi fëmijën 5 vjeçar, vrau rrëmbyesin