Shkrimtarja angleze Virginia Woolf konsiderohet si një ndër shkrimtaret moderniste dhe feministe më të rëndësishme. Ajo ishte shumë e suksesshme jo vetëm me shkrimet e saj por edhe me punën që bëri për reformën e edukimit. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Leonard, drejtonin edhe një shtëpi botimi në Hogarth. Por statusin e saj si ikonë e mori në vitin 1970, gjatë kohës së valës së tretë të feminizmit. Që atëherë emri dhe puna e saj është bërë sinonim i kësaj lëvizje, sidomos me librin “Zonja Dalloway”.
Marrëdhënia e saj me Vita Sackville inspiroi shumë nga punët e saj. Woolf dhe bashkëshorti i saj kishin shumë mirëkuptim në marrëdhënien e tyre, ndaj kur ajo takoi Vita Sackville, marrëdhënia e tyre romantike nuk u mbajt sekret, në fakt ishte diçka për të cilën të dyja flisnin hapur. Miqësia e tyre zgjati për të gjithë jetën, por në një marrëdhënie romantike qëndruan për dhjetë vite, kohë gjatë së cilës të dyja shkruan mrekullisht nën ndikimin e njëra tjetrës. Ndonëse Woolf konsiderohet si shkrimtare më e rëndësishme, Vita pati më tepër sukses në atë kohë. Në fakt vetëm duke botuar librat e saj, Virginia dhe bashkëshorti i vet arritën të mbanin hapur shtëpinë botuese.
Ndoshta një nga romanet ku ndjehet më tepër ndikimi i marrëdhënies së tyre është “Orlando”, një histori e shtrirë në tre shekuj me karakterin e mashkullit dhe ndonjëherë femrës që është protagonisti, që në fakt është vetë Vita. Djali i kësaj të fundit Nigel Nicolson ka thënë për novelën: “Efekti që kishtë Vita tek Virginia është i gjithi i shkruar tek Orlando, një nga letrat e dashurisë më të gjata dhe sharmante, në të cilën Virginia eksploron rreth të dashurës së saj, e bën atë të udhëtojë në kohë, e hedh nga njëri seks tek tjetri, luan me të, e vesh atë, e mbulon me gurë të çmuar, e ledhaton, flirton me të dhe hedh një vel misteri rreth saj.”
Gjatë të gjithë jetës së saj, Virginia vuajti nga probleme të shëndetit mendor. E ndjerë seksualisht e abuzuar nga dy gjysëm vëllezërit e saj, ajo filloi të përballej me probleme psikologjike, që fëmijë. Kjo situatë u bë më keq kur u përball me vdekjen e mamasë dhe njërës nga motrat. Goditjen finale gjendja e saj psikologjike e mori kur humbi dhe babain e saj, kohë kur shkoi për herë të pare të merrte kurim. Woolf i shmangte pasqyrat në mënyrë strikte dhe për një periudhë kohë ndaloi së shkruari, pasi doktorët e këshilluan të ndërpriste aktivitetet intelektuale dhe të përqëndrohej në aktivitet fizik. Ajo filloi të shkruante sërish vetëm nën ndikimin e Vita Sackville. Në vitin 1941, gjendja e saj e depresionit u përkeqësua. Ajo mbushi xhepat me gurë dhe u mbyt në lumë. Trupi i saj u gjet vetëm dy javë më pas.
Përveç feminizmit për të cilin është e njohur, në shkrimet e saj Woolf shfaq dëshirën që kishte për të eksperimentuar. Përshembull “Një biografi” është shkruar i gjithi i parë nga këndvështrimi i qenit të Elizabet Barret Broëning. Virginia zë një vend të rëndësishën në letërsi, sidomos në atë moderniste si edhe sidomos në lëvizjen feministe. |Bulevard News|
*Ripublikimi i këtij materiali mund të bëhet vetëm nëpërmjet citimit të autorsisë.