Home Slideri Violonçelistja Keti Bashhysa, e dashuruar me ….

Violonçelistja Keti Bashhysa, e dashuruar me ….

IMG_8299Mbrëmjen e së enjtes,në skenën e teatrit Aleksandër Moisiu u zhvillua një aktivitet tepër interesant dhe i vecantë:” COCKTAIL ARTISTIK” me solistët Keti Bashhysa (violoncel) dhe Ilda Mema (piano).Në fakt koncerte të tilla nuk i kanë munguar qytetit tonë,por ndryshe nga herët e tjera kjo mbrëmje ishte një ndërthurje e muzikes me poezinë,interpretuar me mjeshtëri nga 3 aktorë të teatrit,Era Caushi,Andia Xhunga dhe me pjesëmarrjen e të mirënjohurit Hysen Bashhysa.Një hapje spektakolare e kësaj mbrëmje nga trupa e baletit drejtuar nga koreografi Arian Plaku.Posteri reklamë i vendosur 2 ditë para këtij eventi,godiste dhe të impononte pjesmarrjen si spektator dhe nderkohë që ndiqja koncertin nga salla,shijoja dhe mendoja”sa mirë bëra që erdha”.Keti Bashhysa,e cila ishte dhe protagonistja kryesore e ketij eventi si soliste ne cello,gjithashtu ishte dhe iniciuesja,organizatorja e Cocktail Artistik.

 

-Keti,së pari ju uroj dhe ju falenderoj për emocionet që na dhuruat…si ndjeheni tashmë,pak ditë pas koncertit?

 

-Faleminderit! Ndjehem kaq mirë që emocioni u përcua,ky është dhe qëllimi kryesor i një artisti.Tashmë pas përfundimit me sukses të aktivitetit,unë po planifikoj një tjetër mbrëmje artistike,akoma më të vecantë,akoma më spektakolare.Idetë enden një herë në trurin tim,më pas kthehen ne punë.

 

-Më duket e lodhshme,edhe soliste si violonceliste edhe organizatore,si ja dolët?

 

-Në fakt,nuk të duket por realisht është shumë e vështirë,para ose pas studimit individual në cello,unë duhet te merresha me shumë gjera të tjera,të organizosh dhe të bësh marketing pikërisht në këtë periudhë ”krize” është tmerrsisht stresuese,por unë e mora përsipër dhe do ta bëja deri në fund dhe faleminderit Zot,ja dola.

 

-Pse e futët në thonjëza fjalën KRIZË?

 

-(qesh)…sepse më duket paradoksale,lakohet shumë ”kriza ekonomike” por kur bëhet fjalë për aktivitete diletante,ose pseudoartiste(të cilët i kemi me shumicë) mbështetësit financiarë janë  dorëlëshuar,kurse për aktivitete te tilla si Coctail Artistik,ku cdo detaj ishte profesional dhe vërtet artistik,”kriza” ekonomike transformohet në një barrierë të pakalueshme.

 

-Edhe bashkëpunimi me pjesmarresit e tjerë në këtë koncert ishte i zgjedhur nga ju?

 

-Padyshim nga unë.Me pianisten Ilda Mema unë jam dhe kolege dhe me kitaristin Dashamir Mehmeti gjithashtu,pasi e njihja lojën e tyre i ftova,diskutuam dhe vendosëm.Edhe me aktorët funksionoi kështu.Përvec punës së tyre që unë e vlerësoj shumë,nuk mund të mos përmënd dhe të qënurit njeri të bashkëpunëtorëvë të mij,sepse që të jesh artist,në rallë të parë duhet të jesh njeri,jam shumë e lumtur që funksionoi shkëlqyer ky bashkëpunim.

 

-Këngëtarja Luke Zekthi,disi e panjohur të paktën për publikun durrsak,e ftuara juaj?

 

-Luke Zekthi është bijë arti,si unë,një këngëtare e shkëlqyer,ka jetuar shumë vite jashtë Shqipërisë dhe karierën e saj artistike e ka zhvilluar andej,tashmë që eshtë kthyer kjo artiste me plot kuptimin e fjalëes dhe me një vokal krejt të vecantë nuk mund ti mungonte mbrëmjes artistike,e falenderoj shumë që pranoi ftesën time.

 

-Nga cilët njerëz kishit më shumë suport gjatë organizimit?

 

-Absolutisht nga pjesëmarrësit e koncertit,e pranuan me shumë kenaqësi ftesën time dhe punuan me shumë dashuri.Era Caushi,Andia Xhunga,Hysen Bashhysa,Ilda Mema,Orges Mema,Dashamir Mehmeti,Luke Zekthi dhe dua të falenderoj perzemërsisht regjisoren e talentuar Driada Dervishi,dramaturgun e mirënjohur dhe njëkohësisht drejtorin e teatrit Bashkim Hoxha,të cilët më dhanë suport artistik dhe kurajues,këta janë artistë të vërtetë,të cilët nuk bëjnë llogarira monetare,por të mbështesin për një motiv tepër fisnik ARTIN.

 

-Keti,ju për disa vite keni punuar si moderatore në televizion.E ndjeni mungesën e gazetarisë? Vecenarisht drejtimin e emisioneve live të cilët ju e bënit me shumë dashuri?

 

-Une mendoj se cdo gjë ka një cikël,dhe cikli fillon dhe mbaron.Mungesën gazetarisë nuk e ndjej sepse unë akoma merrem me gazetari,shkruaj herë pas here.Ndërsa për studiot televizive,sinqerisht nuk kam ndonjë peng,e kam ezauruar plot vite,madje në vitet që nuk ishin kaq të shumta moderatoret televizive.Tani,mua më magjeps skena,është e magjishme.Cdo punë që unë marr persiper ta bëj,i jap shumë dashuri,kështu jam e ndërtuar unë dhe kështu duhet të jetë për gjithkënd,sepse ndryshe nuk funksionon.

 

-Rikthehemi tek koncerti…Nuk ndodh shpesh që salla e madhe e teatrit të mbushet plot ne evente të tilla,dhe në fund ilariteti i spektatorëve ishte fantastik,si u ndjetë?

 

-Vërtet që salla ishte plot,kjo tregon që Durresi ka shumë artëdashës që e duan artin e vërtetë,muzikën e gjallë…ndoshta dhe posteri reklamë ishte intrigues,sepse përvec të ftuarve,më thanë që kishin hyrë dhe njerëz të rastësishëm.Pas koncertit,ndërkohë që shihja duartrokitjet pa fund të publikut u ndjeva si në qiellin e shtatë!! Nuk ka lumturi më të madhe kur merr këtë shpërblim nga spektatori dhe nga fjlët e tyre ”organizoni më shpesh evente të tilla”! Ndjehesha kaq e përkëdhelur….solare….ishte mahnitëse.

 

-Dihet që këto evente nuk japin fitim financiar…dhe ju mendoni të vazhdoni më tej?

 

-Patjetër që PO! Ku ka fitim më të madh se sa mirënjohja e njerëzve për emocionin që ti dhuron.Njerëzit kanë shumë nevojë për emocione pozitive dhe unë ndjehem me fat që jam një prej individëve që di ta bëj këtë gjë.Gjithsesi,tregohem hipokrite nëse them se nuk më intereson financa,por paratë vijnë dhe ikin…kam njohur shumë njerëz të pasur që tani ose nuk i kanë më paratë,ose ja gëzon dikush tjeter…njoh njerëz të pasur që ishin të pranishëm në koncert…dhe për cfare? Për te marrë emocion pra!!!

 

-Tek ju dominon më shumë optimizmi apo pesimizmi?

 

-Në përgjithësi jam optimiste,sigurisht që dhe pesimizmi është pjesë jetësore,vecënarisht në momente kur dicka e pa vlerë mundohet të të vërë shkopin nën rrota,por ai fragment pesimizmi shumë shpejt më kthehet në punë për ta finalizuar me sukses atë që unë dëshiroj.

 

-Përvec mësimdhënies (në instrumentin e violoncelit) në liceun ”Jan Kukuzeli”, projekteve tuaja të radhës,nga cfarë tjetër përbëhet jeta juaj?

 

-Nga DASHURIA.Jeta ime është metamorfozë e herë pas hershme! Periudha me miqtë,të cilët unë i dua shumë,argëtimet me ta,shpenzoj shumë kohe dhe me nipin tim Rubinin të cilin unë e adhuroj,ndonjëherë mbyllem dhe nuk dal,thjesht mendoj,më pëlqen kjo gjë…..të gjitha këto i bëj me dashuri,jam e dashuruar me jetën.

 

-Për një dashuri më konkrete mund të flisni?

 

-Më konkrete se dashuria për jeten?! Unë dashurohem pas cdo gjëje të bukur,të mirë,të mëncur,të pastër,të vërtetë,dashurohem me cdo gje që më shijon.

 

-Cfarë urreni më shumë tek njerëzit?

 

-Une nuk urrej! Më trishton moskorrektesa,një premtim i thyer,më acaron injoranca dhe pa aftësia.Në këto raste,vërtet që nuk mundem të urrej…por thjesht kam neveri dhe si rrjedhojë indiferentizëm total.Këto raste nuk meritojnë të urrehen,sepse urrejtja më duket si vlerësim.

 

-Projekti juaj i radhes kur mendohet të jetë?

 

-Duhet të kalojë pak kohë,por premtoj që do jetë nje event shumë i vecantë dhe spektakolar….unë i mbaj premtimet sigurisht me suportin e miqve,artedashësve dhe mbi të gjitha me ndihmën e Zotit.

 

-Një mesazh juaji për lexuesit durrsakë dhe të gjithë artdashësit….

 

-Nuk mendoj se jam në pozitën e njeriut që mund të jap mesazhe….thjeshtë uroj shumë të mira për gjithkend,optimistë apo pesimistë,të pasur apo të varfër,meshkuj dhe femra,pozitive apo negative….dhe i them: CARPE DIEM.

Previous articleKoncert në Prizren i orkestrës sinfonike të shkollës “Jan Kukuzeli” Durrës
Next articlePse ngjajnë kaq shumë drejtorët?