Ndërkohë që dega e PD zyrtare në Durrës ka bërë publike listën për anëtarë të këshillit bashkiak në Durrës dhe kandidatët për kryebashkiakë në disa bashki të vendit, duket se vala e dorëheqjeve po vijon, këtë herë në listat e këshillit për Durrësin. Juristi Skënder Kapiti i renditur i 11 në listën e PD ka vendosur të tërhiqet nga gara pasi ka kërkaur çregjistrimin.
Ndonëse nuk dihen ende detaje të mëtejshme lidhur me këtë dorëheqje dhe nëse do të ketë të tjera duket se PD po përjeton shpërbërje në prag të çeljes zyrtare të fuashtës zgjedhore.