Home Kronika Vidhen sende me vlerë në makinën e Ardit Kërtushës

Vidhen sende me vlerë në makinën e Ardit Kërtushës

Ditën e sotme rreth orës 11:00 në lagjen nr.5 në Durrës, avokatit Ardit Kërtusha i janë vjedhur disa sende me vlerë nga makina, pasi agresori/et kanë thyer xhamin e pasëm. Nga informacioni i siguruar në rrugë jozyrtare policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur me ngjarjen.

Siç duket dhe nga pamjet Kërtushës i është thyer xhami i pasëm i makinës, teksa është konstatuar se janë vjedhur gjithashtu edhe sende me vlerë, të cialt gjendeshin në makinë. Dëmtimi i makinës dhe vjedhja janë kryer në afërsi të ish Parkut Sportiv të qytetit ku makina ka qenë e parkuar. Nuk dihet nëse shkaku i kësaj ngjarje mund të jetë për arsye politike apo e qëllimshme për motive të tjera personale apo një rast sporadik.ndërkoha nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për raportimin e ngjarjes.

Kujtojmë se Ardit Kërtusha ka qënë vite më parë kandidat për Kryetar i PS në Durrës, dhe më pas ka aderuar në PD, dhe më herët për motive të dobta konflikti është qëlluar dhe me armë zjarri.

 

Previous article“Kujdes në dashuri”/ Parashikimi i Paolo Fox për fundin e muajit: Surpriza gjigande…
Next articleA po shkel Kodin Zgjedhor me shpërblimin për pensionistët? Rama: Askush s’na ndalon, kinezëri partish