Home Kulture VIDEOLAJM/ Timo Flloko ‘kokë më kokë’ me Kadarenë, aktori interpreton poezinë e...

VIDEOLAJM/ Timo Flloko ‘kokë më kokë’ me Kadarenë, aktori interpreton poezinë e njohur të shkrimtarit

Aktori i njohur Timo Flloko është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare ku kanë ndarë edhe një moment të bukur mes tyre.

Ata të dy shfaqen në një kafene në kryeqytet dhe aktori nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”. Ndërkohë shkrimtari e dëgjon me vëmendje interpretimin e tij.

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot për dreq
Të gjallët janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s’po zgjohemi ne vallë?
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

Previous articleHynë në shpellën e malit të Klenjës për të rregulluar tubacionin e ujit, asfiksohen 2 persona
Next articleE shkruar më 3 mars (në darkë)…