Home Bota VIDEOLAJM/ Ishte duke folur në podium, vdes papritur diplomati

VIDEOLAJM/ Ishte duke folur në podium, vdes papritur diplomati

Një diplomat saudit ka ndërruar jetë ndërsa fliste në një konferencë ndërkombëtare. Ai kishte marrë fjalën në konferencën arabo-afrikane në Egjipt. Mohammad Fahad al-Qahtani u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të “mbështetur arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi” të hënën, më 8 gusht.

Al -Qahtani, Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, e përshkroi Abdel Fattah Al-Sisi si një dekan të njerëzimit dhe një njeri të paqes, para se të binte në tokë.