Home Bota VIDEO+FOTO/ Pamje spektakolare, stuhia e rërës “përpin” Abu Dhabin dhe Dubain, anulohen...

VIDEO+FOTO/ Pamje spektakolare, stuhia e rërës “përpin” Abu Dhabin dhe Dubain, anulohen 44 fluturime

Dy ditët e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe janë shoqëruar me stuhi masive rëre, që ka prekur disa prej kryeqendrave të turizmit si Abu Dhabi dhe Dubai.

Banorët në qiej gërvishtësit anembanë vendit u zgjuan të mbuluar nga pluhuri, ndërsa autoritetet lëshuan alarme për motin dhe trafikun.

 

Zona të veçanta të Emirateve të Bashkuara Arabe panë gjithashtu shi me intensitet të ndryshëm dhe formimin e pluhurit të dendur, i cili çoi në një ulje të dukshmërisë horizontale në më pak se 500 metra, si rezultat i ndikimit të vendit nga shtrirja e presionit të ajrit sipërfaqësor që shtrihet nga lindja në perëndim.

Një paralajmërim sigurie iu komunikua qytetarëve në Abu Dhabi, ndërsa Qendra Kombëtare e Meteorologjisë u bëri thirrje atyre që banonin në pjesët e kryeqytetit më të goditura nga mjegulla e dendur që të ishin “jashtëzakonisht vigjilentë”.

 

 

Një njoftim portokalli për rrezikun nga stuhia u vendos në pjesë të mëdha të emiratit, si dhe Dubai.

Erërat me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë kanë ngritur rërë dhe pluhur që është ngjitur në ajër, duke errësuar horizontet e qytetit dhe duke krijuar kushte sfiduese për drejtimin e lëvizjes së mjeteve dhe njerëzve.

 

 

Stuhitë e rërës që përfshinë vendin ditëve të fundit çuan në anulimin e 44 fluturimeve dhe 122 devijimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.

Pasagjerëve që planifikojnë të fluturojnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë u kërkohet të monitorojnë oraret për çdo ndërprerje të mundshme të shkaktuar nga moti i keq.

 

 

“Aeroporti i Dubait mund të konfirmojnë se operacionet në Dubai International (DXB) aktualisht po rikuperohen në normalitet pas vonesave të shumta të motit në rajon gjatë dy ditëve të fundit”, tha një përfaqësues i aeroportit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri