Home Rajoni VIDEO/ Zjarret shkatërruese në Greqi, Mesdheu Lindor mbulohet nga tymi, Siçilia dhe...

VIDEO/ Zjarret shkatërruese në Greqi, Mesdheu Lindor mbulohet nga tymi, Siçilia dhe Malta në ‘zymtësi’

Ndërkohë që në Greqi po shpërthejnë dhjetëra zjarre pyjore dhe shkatërrojnë qindra mijëra hektarë pyje, tokë të punueshme dhe zona të banuara, tymi ka mbuluar një pjesë të madhe të Mesdheut Lindor .

Sidomos zjarret në Traki, pjesa e përparme e të cilave i kalonte 60 kilometrat, prodhojnë sasi të mëdha grimcash të imëta që tani kanë arritur në Italinë Jugore dhe Maltën.

Kushtet e motit që mbizotërojnë në Mesdheun Qendror favorizojnë sedimentimin e masave të gazta dhe bashkë me to edhe mikrogrimcat, të cilat ndodhen shumë afër tokës, shkruan Protothema.gr. 

Tipike është imazhi satelitor i përpunuar nga Observatori Kombëtar i Athinës/meteo.gr mëngjesin e së mërkurës 23/8 , i cili tregon zonën e mbuluar nga tymi i zjarreve në Greqi.

Previous article‘Shtëpia e barit’/ Gjykata e Beratit lë në burg 3 personat e arrestuar, detyrim paraqitje për dy punonjësit e OSHEE-së
Next articleVuçiç: Serbia do të kërkojë seancë të Këshillit të Sigurimit për Kosovën