Home Bota Video/ Tërmeti 6.1 ballë që tronditi Afganistanin, të paktën 920 të vdekur...

Video/ Tërmeti 6.1 ballë që tronditi Afganistanin, të paktën 920 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur

Një tërmet prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin, la pas vetes të paktën 920 të vdekur. BBC raporton se janë plagosur mbi 600 të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.

“Lëkundje të forta dhe të gjata”, postoi një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

“Ishte i fortë”, tha një banor i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawarit.

 

 

EMSC-ja tha se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë, ndonëse USGC tha se ishte 5.9.