Home Kronika Video/ Shoferi harron të vendosë mjetin në frena, fugoni me pasagjerë bie...

Video/ Shoferi harron të vendosë mjetin në frena, fugoni me pasagjerë bie në një përrua në Lezhë

Një aksident është raportuar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se një fugon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë në këtë qytet, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena i cili më pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për nxjerrjen nga uji të fugonit.

Previous articleNdihma e mikro-huave ndaj qytetarit
Next articleA është zgjedhur kandidati i PS për bashkinë Vlorë? Ja çfarë thotë Taulant Balla