Home Sport VIDEO/ Ronaldo mahnit shokët në stërvitje, i trullos me aftësitë e tij...

VIDEO/ Ronaldo mahnit shokët në stërvitje, i trullos me aftësitë e tij të jashtëzakonshme

Kristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të mirë në histori. Edhe pse është 38 vjeç, ai nuk e ka humbur sensin dhe dëshirën për të bërë gjëra të mëdha në futboll.

“CR7” i ka shfaqur aftësitë e tij të jashtëzakonshme edhe në stërvitjen e radhës së ekipit të tij të ri, Al-Nassr.

Në një video që është bërë virale, portugezi shihet duke e trullosur një bashkëlojtar, të cilin e kishte si kundërshtar në një ndeshje futbolli brenda ekipit arab.

Me këto lëvizje, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Juventusit na kujton kohërat e tij të arta, kur e dominonte botën e futbollit.

PANORAMASPORT.AL

Previous articleHill: Serbia po paguan një çmim të lartë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Next articleKrifca: 24 milionë euro mbështetje për gratë fermere