Përballja e djeshme mes Kosovës dhe Zvicrës ishte përtej futbollit, për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve që luajnë me kombëtaren zviceriane.
Dhe sigurisht, nuk mund të mungonin momentet speciale gjatë gjithë ndeshjes. I tillë ishte një moment teksa po luhej himni i Kosovës, ku përveç lojtarëve dardanë, me dorën në zemër u pa edhe Xherdan Shaqiri.
Një gjest që tregon mirënjohje dhe respekt për vendin e tij të origjinës, pavarësisht se luan për një përfaqësuese tjetër.