Kandidati i PD për Bashkinë e Durrësit Igli Cara ka publikaur disa pamje ku duken ujëerat e ndotura të Landfillit të Sharrës që derdhen në Erzen. Cara shkruan se nuk kemi të bëjmë vetëm me ndotjen por edhe me dëm financiar.
“Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës përfundojnë në Erzen, më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës
Në video duket qartë, që ujërat e kontaminuara, të ndotura nga Landfilli i Sharrës përfundojnë në lumin Erzen, i cili derdhet më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës.
Nuk mund ta përcaktoj nivelin e ndotjes dhe rrezikut, por pamjet flasin vetë.
Pa harruar dëmin financiar prej miliona eurosh për dërgimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës, që i shkaktohet Bashkisë së Durrësit dhe si rrjedhojë vetë banorëve të qytetit.
Në këto kushte i bëj thirrje publike organeve ligjzbatuese të verifikojnë situatën dhe të merren masa të menjëhershme për të siguruar shëndetin dhe jetën e banorëve, të cilët paguajnë taksa, por jo për t’u helmuar!” shkruan Cara.