Home Rajoni Video/ Ferrari shpërthen në flakë, humb jetën vëllai i deputetes greke

Video/ Ferrari shpërthen në flakë, humb jetën vëllai i deputetes greke

Vëllai i deputetes greke të Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou ka ndërruar jetë. 45-vjeçari George Monogyou u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident në Greqi. I riu humbi kontrollin e mjetit ‘Ferrari’, duke mbetur i bllokuar brenda tij. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Konstantinou Karamanli nr. 175, kur Ferrari u përplas me një pemë.

Bashkëshortja e grekut mundi të dilte nga dritarja, duke marrë lëndime të shumta.

Mjeti i tyre u përfshi nga flakët dhe shpërthu. Në videon e shpërndarë nga njerëzit pranë, dëgjohen britmat dhe thirrja për ndihmë.

“Vëllai im!”- dëgjohet të thotë deputetja teksa shikon mjetin e përfshirë nga flakët.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me Athena Kontopanou, e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit dhe mbeti e plagosur rëndë.

Shkak për aksidentin e rëndë, është bërë një këmbësor që i ka prerë rrugën mjetit, dhe për të shmangur përplasjen e tij, shoferi ka devijuar rrugën dhe më pas ka goditur një pemë. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u transportua në morgun e Vulës ndërsa i plagosuri në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.