Home LifeStyle VIDEO/ Dj Dagz i propozon për martesë Einxhel Shkirës në ‘babyshower-in’ e...

VIDEO/ Dj Dagz i propozon për martesë Einxhel Shkirës në ‘babyshower-in’ e tyre

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ditën e sotme Einxhel, si një traditë tashmë për çdo vajzë që është në pritje të një fëmije ka organizuar një ‘babyshower’ me mikeshat e saj. Por duket se kjo festë nuk do të kujtohet vetëm për këtë, pasi Dj Dagz më në fund mori hapin që të gjithë mezi po e prisnim dhe vetëm pak më parë i ka propozuar Einxhelit për martesë. Këtë na e ka treguar vetë Einxhel me një video të postuar në Instagram.

Ditën e djeshme Einxhel ka festuar ditëlindjen e saj dhe mbush 33 vjeçe. Ndër shumë urime që moderatorja ka marrë dihet se më i veçanti ishte nga partneri i saj i zemrës Dj Dagz. Dagz ka postuar disa foto me Einxhel nga ashensori, ku Einxhel mban nje torte ne dore dhe shkruan.

Previous articleBE mbështet të rinjtë në përpjekjet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri
Next articleDebatet në Kuvend për Portin e Durrësit/ Mohamed Alabbar: Qesharake, me një kërkim në internet mëson gjithçka për mua