Home Bota VIDEO: “Çmendet” gjenerali i besuar i Putinit, zhvishet nudo dhe kërcen para...

VIDEO: “Çmendet” gjenerali i besuar i Putinit, zhvishet nudo dhe kërcen para kamerave

Gjenerali rus Aleksandër Matovnikov është përfshirë në një skandal në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje, ku ai shfaqet i zhveshur duke bërë stiptizëm dhe duke kërcyer në tingujt e një muzike. Videoja prej 44 sekondash është postuar fillimisht në Telegram dhe pastaj ka vijuar në rrjetet e tjera sociale.

Gjenerali Matovnikov është aktualisht zëvendës-shefi i forcave tokësore të Rusisë, me përgjegjësi për praninë ushtarake të Moskës në Bjellorusinë fqinje.

Ai është një ish-anëtar i Këshillit të Sigurisë me ndikim të Moskës dhe shërbeu si udhëheqës ushtarak i Putinit në Distriktin Federal të Kaukazit të Veriut, një zonë me rëndësi strategjike për Rusinë.

Ai besohet se është përgjegjës për dëmin e rëndë prej 274 milionë paund që pësoi dje një aeroplan spiun rus.

“Pas publikimit të videos ka shumë të ngjarë të synojë të turpërojë më tej Matovnikovin për dështimet operacionale që thuhet se u mundësuan partizanëve bjellorusë të sulmonin bazën ajrore Machulichi, pranë Minskut dje dhe të dëmtonin një avion vëzhgimi A-50,” tha Chris O, një ish- ushtarak.

Previous articleIsh-ministrja e Arsimit flet troç: Basha nuk është larguar nga demokratët, foltorja e Berishës nuk ka qenë kurrë shumicë
Next articleMasakra e Velipojës/ Prindërit rikthehen në dhomën e 2 djemve të vrarë: A të mjerët ne