Home Politike Video/ Bylykbashi: Për Ramën s’ka rëndësi nëse shkelet Kushtetuta, por të mos...

Video/ Bylykbashi: Për Ramën s’ka rëndësi nëse shkelet Kushtetuta, por të mos pësojë gol

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi nëse shkelet Kushtetuta e Shqipërisë, por për të ka rëndësi të mos pësojë gol.

Duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, Bylykbashi ka komentuar përballjen e djeshme në Gjykatën Kushtetuese, ku PD-ja kërkon heqjen e mandatit të deputetes, për ministren Olta Xhaçka.

‘Në Gjykatën Kushtetuese është forumi ku duhet të marrë zgjidhje kjo gjë. Atë thotë Kushtetuta edhe vendimet e mëhershme të gjykatës. Po ju sjell në vëmendje rastin e Koço Kokëdhimës. Kuvendi në atë kohë e rrëzoi kërkesën për papajtueshmërinë për dërgimin e çështjes në gjykatë, pasi ai kishte përfituar para nga buxheti i shtetit. Dhe kuvendi vendosi për të rrëzuar këtë kërkesë dhe ne dërguam në Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka një vendim shumë të qartë, të fortë, e vetmja detyrë është ta merrni dhe të na e sillni ne.

Kurse qasja e Ramës është, nuk ka rëndësi shkelja e Kushtetutës, por ka rëndësi të mos hapen çështjet. Diçka të ngjashme me atë që bëri me Saimir Tahirin, e ktheu parlamentin në gjykatë, keni apo nuk keni prova ju prokuroria, pastaj vendosim ne për të ja hequr imunitetin apo jo.

Këtë herë po vepron njësoj si me Koço Kokëdhimën, po tenton ti japë imunitet ministres Olta Xhaçka, deputete gjithashtu.

Ne në kërkesën tonë goditëm si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të penguar shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese. Ne kërkuam shqyrtimin e vendimit të Kuvendit dhe heqjen e menjëhershme të imunitetit dhe mandatit të ministres.

Për Ramën nuk ka rëndësi nëse shkelet kushtetuta, por të mos pësojë gol, të mos kapet me presh në duar, që ai të ketë mundësi të thotë se nuk ishin presh, por mandarina, apo etj. Ai të ketë mundësinë që të thotë se ministri, deputeti të ketë përfituar nga paratë e shtetit, sepse është goditje shumë e madhe’, tha Oerd Bylykbashi ndër të tjera në SYRI TV.

Previous articleTentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 45-vjeçari turk në Rinas
Next articleKërcënimet ndaj deputetëve, Haradinaj: Jemi përballur edhe ne, por nuk e kemi alarmuar publikun