Home Kronika VIDEO/ Arrestohet në mes të Elbasanit një person i rrezikshëm, momenti kur...

VIDEO/ Arrestohet në mes të Elbasanit një person i rrezikshëm, momenti kur policët vrapojnë dhe kapin 36-vjeçarin

Është arrestuar sot në Elbasan shtetasi Thanas Beko, 36 vjeç, me precedentë penalë të mëparshëm.

“BalkanWeb” sjell pamjet nga arrestimi i Bekos, i cili siç shihet është kapur nga policia në qendër të Elbasanit.

Pamjet tregojnë momentin kur policët vrapojnë për kapjen e tij, i cili rezulton se para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër.

Në shtator të vitit 2019, Beko u akuzua për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtareje në Elbasan.