Home Kuriozitete Vetëm dy shishe birrë në javë, ja thirrja që bëjnë ekspertët

Vetëm dy shishe birrë në javë, ja thirrja që bëjnë ekspertët

Ekspertët britanikë i kanë bërë thirrje popullatës që të zvogëlojnë marrjen e alkoolit në vetëm dy shishe birrë në javë. Ekspertët e shëndetësisë kanë deklaruar se zero pije alkoolike është e vetmja sasi vërtet e sigurt për shëndetin tuaj. Zyrtarët thanë se për këdo që zgjedh të kundërshtojë udhëzimet strikte, konsumimi i deri në dy pije standarde është ‘rrezik i ulët’. Por kritikët e kritikuan këtë duke e etiketuar ekstreme.

Rekomandimi i dy pijeve në javë, ekuivalent me 3.5 njësi në Mbretërinë e Bashkuar është shumë larg rekomandimit të mëparshëm të vendosur në 2011-n, jo më shumë se 10 pije në javë për gratë dhe 15 pije në javë për burrat. Pirja e tre deri në gjashtë gota në javë u jep njerëzve një ‘rrezik të moderuar’ për të vuajtur efektet e dëmshme të alkoolit të tepërt.

Konsumimi i shtatë ose më shumë pijeve çdo javë i vë njerëzit në rrezik gjithnjë e më të lartë. Megjithatë, shumë studime kanë sugjeruar se një gotë verë ose litër birrë në ditë mund të shmangë një sërë sëmundjesh. Shkencëtarët pajtohen se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë dhe të rrisë presionin e gjakut. OBSH vlerëson se alkooli vret 3 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.

Ndërkaq, lufta kundër veseve është një betejë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe konkretizohet më së miri në paralajmërimet, shpesh herë edhe vizuale, të sëmundjeve që mund te shkaktojë pirja e duhanit. Por ka disa raste kur veset janë edhe pjesë e kulturës së një vendi dhe kjo ka bërë që iniciativa e Irlandës për të vendosur paralajmërime të tilla edhe në shishet e verës dhe birrës po shkakton protesta në vende si Italia, Franca dhe Spanja. /Top Albania Radio/

Previous article“Mirënjohje patriotëve që u bashkuan për hir të interesit kombëtar”/ 103-vjetori i Kongresit të Lushnjës, Meta: Mesazh reflektimi për të mbrojtur demokracinë
Next articleKreshnik Spahiu paralajmëron se SHBA do të fusin në “listën e zezë” një zyrtar të lartë të PS dhe do arrestohet para zgjedhjeve të 14 majit, ja kush ia kopsiti dosjen e “non gratës” Berishës