Home Rajoni Vetëm 400 shqiptarë në ditë, Greqia ashpërson masat në Kakavijë

Vetëm 400 shqiptarë në ditë, Greqia ashpërson masat në Kakavijë

Situata e rënduar nga Covid ka bërë që Greqia të ashpërsojë masat në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas njoftimit të autoriteteve greke, bëhet me dije se duke nisur nga dita e hënë më 1 mars nga ora 06:00 deri më datë 15 mars po në të njëjtën orë, do të lejohen të futen 400 persona në ditë. Orari i hyrjes në këtë pikë doganore do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites dhe këtu përfshihet edhe hyrja e kamionëve të mallrave, në vend të orarit të mëparshëm që ishte nga ora 7 deri në 23.00.

Mediet fqinje raportojnë se të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do të përballen me masa më të ashpra. Bëhet me dije se shqiptarët do të duhet të zbatojnë një karantinë jo më 7-ditore, sa ishte deri më tani, por 14-ditore. Gjithashtu, është kufizuar edhe orari i lëvizjes në 12 orë. Udhëtarët do lejohen të kalojnë në pikën kufitare vetëm nga ora 07”00 deri në orën 17”00. Sakaq, pala greke ka vendosur dhe një numër të kufizuar të udhëtarëve. Tashmë, 400 shtetas shqiptarë do mund të shkojnë në vendin fqinj brenda orarit të caktuar.

SOURCEBulevard News
Previous articleÇ’do ndodhë me Eva Dumanin që ngeli në Siri pas kthimit të vëllait të saj? Flet konsulli i Shqipërisë
Next articleBlerina Gjylameti tregon se çfarë do të ndodhë me Lulzim Bashën në 26 Prill !