Home Sport Vështirësohet misioni Superligë, dy titullarët e Skënderbeut me ‘valixhe në duar’

Vështirësohet misioni Superligë, dy titullarët e Skënderbeut me ‘valixhe në duar’

Skënderbeut po i vështirësohet misioni “Superligë”. Klubi korçar ndodhet në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, teksa dy nga titullarët janë pranë largimit nga skuadra.

Vangjel Zguro dhe Belajdi Pusi janë me “valixhe në duar”, duke pasur oferta nga klube të ndryshme. Sulmuesi shkodran është pranë kalimit në Kosovë me Ferizaj, me Pusin që pas dy sezonesh duket se do lërë korçarët për një aventurë të re.

Nga ana tjetër kapiteni Zguro pritet të largohet në SHBA. One Knoxville kërkon shërbimet e mbrojtësit të majtë, me 29-vjecarin që do rikthehet kështu në futbollin amerikan pas një sezoni. Aventura e fundit e pogradecarit ka qenë me Tulsa, teksa në SHBA ka luajtur edhe me Red Wolves.

Previous articleE quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau të riun nga Kukësi
Next articleOrganizator dhe autor i vrasjes së Edmond Papës në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari