Home Sport Verstappen nuk fal, “mbretëron” në Hungari, fiton Çmimin e madh

Verstappen nuk fal, “mbretëron” në Hungari, fiton Çmimin e madh

Max Verstappen nuk fal. Piloti i Red Bull ka marrë triumfin e radhës, këtë herë ka fituar Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Verstappen ishte në një ditë të mirë, duke lënë mbrapa të gjithë rivalët.

Vendi i dytë dhe i 3-të i takoi Norris dhe Perez, ndërsa Top-5 përmbyllet nga Hamilton dhe Piastri. Vetëm pozicioni i shtatë për Leclerc.

Rikthehemi edhe një herë te më i miri i momentit, Max Verstappen, i cili ia del për të shtatën herë radhazi. Gjithashtu, vlen të theksohet se kjo fitore ishte e 12-ta radhazi për ekipin e Red Bull.

Previous articleSpahiu: Votat në Rrogozhinë do ndryshojnë nga emigrantët që janë kthyer me pushime
Next articleEdi Rama ndan fotot: Ja pse Saranda e preferuara e turistëve të huaj