Home Aktualitet Vendoset drejtësi tek të vdekurit, shkarkohet Shpëtim Hidri, vendin e tij e...

Vendoset drejtësi tek të vdekurit, shkarkohet Shpëtim Hidri, vendin e tij e zë Leonard Haka

Prej disa muajsh gazeta Bulevard ka denoncuar skandalin në varrezat e Durrësit, ku shiten e blihen varre duke e kthyer në biznes me të vdekurit. Gazeta Bulevard ka denoncuar të gjithë skandalin dhe dosjen e ka dërguar në SPAK. Nga Bashkia e Durrësit ka ardhur reagimi i parë, është shkarkuar ish përgjegjësi i varrezave ndërkohë që në pozicionin e tij është vendosur një nga njerëzit më të përkushtuar në sektorin e Ujësjellësit dhe Mirëmbajtjes në Durrës.

Prej vitesh, ish përgjegjësi i varrezave denoncohej si trafikant i varreve. Zgjidhja e fundit e Bashkisë duket se i ka dhënë fund një prej bizneseve më të turpshme që ka ndodhur në Durrës.  Ndërkohë që Leonard Haka  njihet si një nga personat më të purkushtuar në detyrën e tij që me siguri do t’i japë fund këtij skandali.

Leonard Haka