Home Politike ‘Vendoret’/ Sot dita e fundit e fushatës, Rama dhe PS e mbyllin...

‘Vendoret’/ Sot dita e fundit e fushatës, Rama dhe PS e mbyllin në Shkodër e Durrës! PD dhe koalicioni Berisha-Meta aktivitetet përmbyllëse në kryeqytet

Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit pritet të mbyllet sot, ndërsa të dielën qytetarët do u drejtohen kutive të votimit. Edi Rama ka rezervuar takime në Shkodër dhe Durrës. Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30 ndërsa në Durrës në orën 19.00 qytet i cili do të përmbyllë edhe fushatën e selisë rozë. Ndërsa dje fushata e PS-së u mbyll në Tiranë.

Enkelejd Alibeaj dhe koalicioni Meta-Berisha kanë rezervuar takime në kryeqytet. Të dy kanë vendosur që fushatën ta përmbyllin në takime me mbështetësit në Tiranë.

Gjatë kësaj fushate, PS, PD dhe koalicioni Berisha-Meta, fokusin e madh e kanë pasur për Tiranën ku Erion Veliaj garon nën siglën e PS për mandatin e tretë si kryebashkiak, Roland Bejko nën siglën e PD dhe Belind Këlliçi nën siglën e koalicionit opozitar Berisha-Meta.

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, e cila pritet të mbyllet sot në të gjitha qytetet dhe bashkitë përkatëse, në Lezhë kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki është ndalur në një takim me banorët e Shëngjinit ku ka cituar edhe njëherë disa nga projektet kryesore që janë në fokus të programit të tij.

Gjatë takimit elektoral me banoret e njësisë Administrative Shëngjin, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se këtë vit do të nise investimi për ujësjellësin e ri të Shëngjinit, së bashku me projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja që do ti hapin rrugë transformimit të plotë të kësaj zone turistike.

“Bashkë me projektin e kanaleve të ujërave të zeza dhe të bardha, një investim i cili do të zgjidhë njëherë problematikat dhe do të vendosë standarte të larta të ujit në Shëngjin. Menjëherë pas ujësjellësit do të bëjmë shtrimin me asfalt të të gjitha cepave të rrugëve të Shëngjinit, në të gjithë territorin dhe në të gjitha rrugicat pa përjashtim. Gjithashtu rrugët do të pajisen me sinjalistika horizontale dhe vertikale bashkëkohore”, u shpreh Ndreu.

Previous articleArrestimi i Fredi Belerit dhe reagimi i Athinës, Idrizi: Ministrja Xhaçka të mos e takojë ambasadoren, t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke
Next articleRaporti: Ish-drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale abuzoi me postin, shpërdoroi 1.6 milionë dollarëRaporti: Ish-drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale abuzoi me postin, shpërdoroi 1.6 milionë dollarë