Home Politike Vendimi i Apelit është për t’u përshëndetur vetëm pse gjykata s’u ndikua...

Vendimi i Apelit është për t’u përshëndetur vetëm pse gjykata s’u ndikua as nga “revolucioni, as nga presioni i pushtetit

Vendimi i Apelit as nuk e bashkon as nuk e përçan më tej PD-në. PD-ja është mjaftueshmërisht e përçarë dhe palët janë thellësisht larg njëra-tjetrës.

Vendimi është për t’u përshëndetur, jo për produktin që dha, sepse ai ishte vendim i pritshëm dhe i kuptueshëm edhe nga profanët e ligjit, por për atë se trupa gjykuese nuk u ndikua as nga presioni i pushtetit, që i interesonte një tjetër vendim, as nga ai i revolucionit, që edhe pas shpalljes “non grata” vijon të tregojë se sa i drejtë ka qenë vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, por u ndërtua vetëm mbi fakte dhe prova.

Dhe ishte e qartë si drita e diellit, që çdo hap i “Foltores” ka qenë thjesht revolucionar, pra jo ligjor.(Namir Lapardhaja)

Previous articleGjykata i ktheu vulën Alibeajt, reagon Bylykbashi: Vendim i marrë nën presionin e Ramës
Next articleKërkohen 2 vite burg për sulmuesin e famshëm holandez