Home Bota Vendet e Europës me më shumë krime seksuale. Do habiteni me tre...

Vendet e Europës me më shumë krime seksuale. Do habiteni me tre të parat

Në krahasim me popullsinë e secilit vend, policia në Angli regjistroi numrin më të madh të abuzimeve seksuale të dhunshme për 100 mijë banorë në vitin 2015, me 130 raste,  pasuar nga Suedia me 120 dhe Belgjika me rreth 66 raste. Këshilli Kombëtar i Suedisë për Parandalimin e Krimit ka shpjeguar më parë se pse ka një rritje të shkeljeve të raportuara në dekadën deri në vitin 2015, duke thënë se legjislacioni për përdhunimin u bë më i ashpër në vitet 2005 dhe 2013. Ndryshimet përfshinin klasifikimin e akteve të caktuara të shfrytëzimit seksual si përdhunim. Dhuna ndaj grave është mënyra më ekstreme që iu bëhet për ti diskriminuar dhe për këtë OKB caktoi datën 25 nëntor si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Dhunës ndaj Grave. Rreth 215 krime seksuale dhe abuzime me dhunë janë regjistruar nga policia e BE-së vetëm në vitin 2015, një e treta e të cilave ishin përdhunime. Nëntë në 10 përdhunime dhe më shumë se 8 në 10 sulme seksuale synonin vajzat dhe gratë, ndërsa gati të gjithë autorët ishin meshkuj 99%. Kur krahasojmë statistikat brenda vendeve të BE është e rëndësishme të kihet parasysh se vendet regjistrojnë të dhëna në forma të ndryshme dhe ligjet shtetërore ndryshojnë shumë në atë që përbën përdhunim, kështu që shifrat tregojnë numrin e krimeve që raportohen. Në krahasim me popullsinë e secilit vend, policia në Angli shënoi numrin më të madh të abuzimeve seksuale të dhunshme për 100 mijë banorë në vitin 2015, me 130 raste,  pasuar nga Suedia me 120 dhe Belgjika me rreth 66 raste. Këshilli Kombëtar i Suedisë për Parandalimin e Krimit ka shpjeguar më parë se pse ka një rritje të shkeljeve të raportuara në dekadën deri në vitin 2015, duke thënë se legjislacioni për përdhunimin u bë më i ashpër në vitet 2005 dhe 2013. Ndryshimet përfshinin klasifikimin e akteve të caktuara të shfrytëzimit seksual si përdhunim. Anglia dhe Uellsi kishin përsëri normën më të lartë të përdhunimit për njëqind mijë banorë, 62 raste atë vit, pasuar nga Suedia (56) dhe Islanda (54). Vendet me përqindjet më të ulëta të përdhunimit të raportuara dhe të regjistruara nga policia për njëqind mijë banorë ishin Mali i Zi (0.80), Serbia (0.86) dhe Greqia (1.12). Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave synon të mobilizojë njerëzit për të luftuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, për të zvogëluar dhunën, si gjymtimi gjenital femëror dhe dhuna seksuale, që vuajnë shumë nga popullata femërore në botë. Tema për vitin 2017 është “Mos lini askënd prapa”, me qëllim që së pari të arrihet tek më të varfrit dhe të margjinalizuarit, përfshirë refugjatët, emigrantët, pakicat dhe popujt indigjenë. /Tiranapost.al E.B/