Nga Flora Dervishi / Kur themi historia e kultures së një populli të caktuar, mendojmë për historinë e shkrimit , pasi thuhet se kultura dhe qytetërimi filloi me shkrimin. ..Në referim të Ernest Kasirer(“Filozofia simbolike”) duhet thënë se fillesat e kulturës në Durrës i gjejmë në shkrimet mbivarrore të shek.II , P. K. Po ashtu në referencat e personaliteteve te historisë qyteti shfaqet me vizualitetin e vet të spikatur : Ciceroni e quante – “Qytet i admirueshem”, Katuli e thërriste -”Tavernë e Adriatikut”. Plauti vendosi ngjarjet e një prej komedive të tij, më të njohura “Mehnehmët”. Apo Shekspiri, e Nate 12-të e tj. Në gjurmët e traditës bibliotekare …Sipas studiuesit dhe historianit francez Leon Ezey, Durresi ka pasur Bibliotekë dhe odeon që në shek 2 dhe 3-të p.e .s . Ç’ka dëshmon edhe njëherë jo vetëm për zhvillimin e këtij qyteti mijëra vjeçar , por edhe rëndësinë e institucionit të librit. Qyteti i Durrësit mendohet të ketë pasur bibliotekë dhe Odeon që në shekullin e II -të dhe III-të p.k. (Fjalori enciklopedik shqiptar, f.216) “….Kur e kemi fjalen për bibliotekat brenda Perandorise Romake, nuk mund te mos e përmendim edhe një Biblioteke tjetër të rëndësishme. Fjala është për bibliotekën publike që ekzistoi në qytetin Dyrrachium…(Durresi i sotëm- Shqipëri ), pastaj ne Korint e etj ( A. Stipcevic “Historia e Librit””, f. 114). “Në shek XIII-XIV përurohet një -scuola generalis-,pra një universitet mesjetar i Durrësit. Vetëkuptohet që ky institucion nuk mund të ekzistonte pa bibliotekën e tij. E njohur ështe gjithashtu edhe biblioteka e pasur e Manastirit të Shën Domenikut në Durrës, në shek e 15-të, e cila fondin libror dhe reliket e çmuara nga rreziku osman, i çvendosi në Raguzë. Shek. XX. Tradita e biblotekave në qytetin e Durrësit. Dihet që në vitet ’20-’30-të shekullit XX-të, në Shqipëri ka një vërshim të përkthimeve të letërsisë artistike europiane, por edhe ruse, amerikane, etj. Pikërisht, në këto vite gjenden të evidentuara edhe gjurmët e bibliotekave private në qytetin eDurrësit. … Fillesat janë tek familjet e të tregtarëve, që patën mundësinë t’i shkollonin bijtë e tyre në perëndim si familjet: Manushi, Libohova, Dovana, Çeta, Gjata, Gjini, Lezhja, Margariti,Moisiu, Qereshniku, Sula, Tati, Toçi,Vlashi, Zacharian,Hoxha etj. Pra, është koha e Mbretërisë, kur zhvillimi i tregëtisë duket se do t’i kthejë shkëlqimin qytetit port në disa komponentë. Natyrisht, jo kulmin, atë që njohu në shekullin e IV-të pas Krishtit, kur ishte kryeqytet i Epirit të ri. (A thua do të kthehet ndonjëherë ai shkëlqim ?!). Biblioteka Publike e Durrësit, daton çeljen zyrtare më 10 shtator 1945. Krijimi i këtij institucioni, daton mjaft vonë krahasuar me qytete si: Shkodra, Tirana, Korça, Elbasani,Vlora, ku ngritja e institucioneve bibliotekare i përket viteve 1917 për të vijuar me 1920 –’30-të shek.XX. Për hir të së vërtetës kujtojmë se në këtë hark kohor, në Durrës, nuk ka as nisma private, siç është rasti i Familjes Baholli, në Elbasan, që enkas ndërton godinë bibliotekë, si vepër bamirësie dhe qytetarie më 1934. Apo nismë shoqërore, siç ndodh po më 1934 në Vlorë, ku afrohet shërbim libri tek Biblioteka e mësuesve. I rëndësishëm është fakti, i anashkaluar nga koha, se po në Vlorë, më 1735 u çel Libraria – Bibliotekë- Sefertorra, nga hebrenjtë, banorë të këtij qyteti . Për Durrësin, të dokumentuar në shtypin e kohës, gjejmë shqetësimin qytetar për mungesën e institucionit të bibliotekës publike .Më konkretisht e shprehur tek periodikët e viteve : Gazeta Fashizmi 11qershor 1939 nga S.Dedja, apo tek Gazeta Tomorri 19 mars 1942 “ Nevoja për ngritjen e një biblioteke në qytetin e Durrësit” tek rubrika: Njoftime. Në vitet ’45-‘50-’60-të (shek. XX-të), vijon tradita pozitive për libërdashjen,por gjithësesi ishullore . Në këtë periudhë kohore , merr rëndësi të dorës së parë ngritja e stukturave social-edukative librore si : Librari, që ende kishte edhe private , magazinat e librit, por sidomos, çelja e bibliotekave popullore shtetërore në çdo qytet . Edhe bibliotekat në institucione e në familje, u zgjeruan… Tipari arsimdashës e kulturëdashës(tekembramja dëshira për të munguarën,) ishte dhe mbeti në subkoshiencën qoftë edhe remineshente shqiptare.). Një ndikim i fuqishëm që duhet konsideruar si element bazik, është ai i mësuesve e veçmas atyre të gjuhës dhe letërsisë. Mendoj se duhet marrë në konsideratë të veçantë kontigjenti i të rinjve , që studiuan në vendet e Demokracive Popullore të lindjes: (Rusi, Gjermani,Bullgari , Rumani, Poloni Çekosllovaki , Hungari , Kroaci, Slloveni,Serbi etj , që natyrisht, në Durrës patën klimë favorizuese. Tëshkolluarit sollën prej andej letërsi në gjuhët orgjinale ,por edhe literaturë tekniko-shkencore. Risia , që fëmijët, njëherazi me regjistrimin në klasën e parë t’i regjistronin edhe në bibliotekën e shkollës dhe të qytetit, duhet t’u njihet si meritë ketij kontigjenti . Ndodhi shpesh që këta të rinj u dashuruan dhe u martuan edhe me qytetare të huaja, vendeve më të zhvilluara dhe me traditë të njohur leximi (e përkthyer kulturimi.)Një pjesëe mirë e qytetarëve atje, lexojnë ende në stacione metrosh, në radha etj e etj. Siç ndodh në Petërburg apo Moskë. Por kjo dukuri gjendet edhe në vendet e tjera perëndimore, ku shfletimi i një libri apo një periodiku është kulturë e udhëtimit,Dhe jo vetëm prezencae periodikëve korentë në aviona dhe në trena ekspres…Duhet përmendur edhe dukuria tjetër e panjohur tek ne, ajo e ekranizimit në monitorë për gjatë bulevardeve. Rezultative kjo, për nobelistë mjaftë të njohur si : Gabriel Garsia Markes , Coelho , Hosein, Kundera , Pamuk, etj . Por edhe lexime në ekran të autorëve, më të kërkuar, si dhe lexime kolektive,të kërkuara ,siç organizohen ende në Amerikë . Këtu mos më keqkuptoni me Leximtarin tragjik të Bernhard Ichlink-por as edhe deklamimet në klube kulturore nuk i mohoj …A duhet të ketë monitorë në rrugët tona? Një pyetje idealiste apo Jo? Për fat të keq kemi mbetur ende vetëm tek tradita e posterave për ditë përurimesh … Vetëm në panaire libri ata janë më evidentë dhe ndodh të shohësh edhe bandera, që kushtojnë jo pak . Se kur flasim për ide ,natyrisht na ndjek pas hieja e kostos …Në lokale rëndomë nuk mungojnë ekranet,por janë të pushtuar 24 orë nga sporti , telenovelomania etj . Po ashtu në hotelet luksoze, rrallë gjen ndonjë libër apo revistë koherente. Në vitet ’40-’50- ‘60 ndodhi konfiskimi i pasurive private si ; shitore , hotele, vila , por edhe i librave në familjet e tregtarëve. (Kjo klasë u gjet e përmbysur, por edhe në antagonizëm të thellë me sistemin socialist totalitar.) Pikërisht , një pjesë e librave të kësaj kategorie u sollën në bibliotekë , ndaj këndi i donatorëve, i ngritur për nder të tyre në demokraci, është njëherazi dëshmi e mirënjohje . E dhimbshme ,por në Durrës , ndodhi që edhe u dogjën libra ; siç tregon në intervistën e saj, znj. Lusi Zaharian, për djegien në oborr të librave të institutit Kiriaz të Kretës , ku zonja kishte studiuar . Edhe nga aradha më e re evidentohen biblioteka të pasura që janë edhe sot si: P. Kruja ,Gj Vlashi , M.Jero, M. Dema, A.I.T. Hoxha, H. Ulqini , S. Lila , Gjeluci ,Ypi, Hidri , Kodra , Sh. Myshketa , V. Papaj, etj, të ndarë këta disi më vete, pasi pjesa me e madhe në fondin e bibliotekave të tyre private , kanë pasur edhe një fond bazal trashëgimie, pavarsisht pasurimit në vite . Vijues të tradites të leximtarëve ishin edhe gjeneracionet me shtrirje deri në vitet ‘70 -80-të -90-të, që jo vetëm e frekuentonim bibliotekën e qytetit ,por krijuan biblotekat e veta në shtëpi me blerje korente me përfaqësues si: M. Zeqo, B. Agasi , Th. Mustaqi, B. Kopliku, Y Ademi, F. Kullaj , T. Mulaj , B. Hoxha , P. Risto , M. Dervishi, Fehmiu, Koreta ,Topollaj, Buharaja , etj. Njëri prej tyre, Ylli Ademi, tashmë emigrant në Amerikë, flet për bibliotekën e tij : “Pasioni im që fëmijë ishin librat dhe koleksioni i pullave postare . Kështu jo vetëm frekuentoja bibliotekën e qytetit ,por fillova të blej edhe vetë librat , që më tërhiqnin , por jo vetëm në librari. Gjeta edhe rrugë të tjera si; shkëmbime kur dikush kishte dy ekzemplarë nga i njëjti titull. Kështu një burim i mirë ishte mësuesi dhe miku im Skënder Lila. Gjithësesi kjo dhunti menaxheriale ju bëri të realizoni me sukses edhe një diplomim të dytë në biznes ….? Po. N ë Amerikë studiova për biznes , por diplomimi im i parë është për gazetari në Universitetin e Tiranës . Profesionin e gazetarit, e ushtrova në gazetën lokale, Adriatiku,të Durrësit, deri në vitin ’90-të. Por, ajo që dua të theksoj, për të qenë korekt edhe me interesimin tuaj është : Pasioni për pasurimin e bibliotekës time private, m’ u rrit viti pas viti . Librat zinin një sipërfaqe të konsideruesheme në apartamentin tonë të banimit . Fondi libror në bibliotekën tuaj ,sa shkon ? – Mbi 2000 libra dhe 70 fjalorë. -Po hobi i filatelisë? Nuk them dot shifër të saktë .Biblioteka ime është relativisht e re, që do të thotë ; hyn tek bibliotekat e pas luftës .(pra pas vitit 1945 dhe, më 1980 ka një kulm .)Met Dervishi :. Bibliotekën e qytetit e kam frekuentuar qysh fëmijë , ndonëse për te libri gjeja edhe rrugë të tjera . Kujtoj ; familjen e Ismail e Bukri Hoxhës , apo librat, që huazoja nga shoqja ime e fëminisë, Leta Omeri. Dhe dalëngadalë krijimi i bibliotekës time…E konsiderueshme me gjithë lehtësimet e herëpashershme , funksionale, por jo e trashëguar. Madje, literatura korente në gjuhë të huaja ipërket 20-vjeçarit të fundit. Interesante kanë mbetur për mua, takimet me drejtorin e bibliotekës , Pertef Kruja , kur isha gjimnazist.Ai njeri me kulturë të gjerë filologjike ,më ka inkurajuar për sprovat e mia të para në prozë, që gjetën ndonjë rreze drite në gazetën Adriatku, nga gazetarja, Kozeta Mamaqi (Olldashi,) redaktorja ime e parë . Për bibliotekë të re në qytetin e Durrësit, Pertef Kruja u drejtohet strukturave të qeverisjes lokale: në vitin 1973,(prill) Institucioni ynë ka një fond prej rreth 90.000 librash plus koleksione të tëra revistash edhe gazetash në gjuhën shqipe dhe të huaj. Për këtë arsye ndihet nevoja e një vendi të ri, për t’ju përshtaur kërkesave dhe funksionimit të punës bibliotekare.
Sa larg dhe afër !!
Aktualisht në botë, ndonëse ndihet sfida elektronike, miqtë e formatit të shkruar njohin disa maja monumentale të strukturës bibliotekare, që nuk lëkunden si: Biblioteka e Aleksandrinës,Egjypt , shkëlqyese jo vetëm për Mesdheun (Levantin,) apo Biblioteka e Kongresit në Ëashington, në Moskë, Paris, SanPetërburg etj .