Home Top Lajmet Vëmendje në tempullin dituror

Vëmendje në tempullin dituror

flora-dervishiNga Flora Dervishi / Çdo njeri i botës, e ndien ndërrimin i stinëve,e posaçërisht, ardhjen e pranverës; zgjimin simbolik e real të natyrës dhe njeriut. Festat pranverore të para si kode të organizimit të shoqërisë njerëzore, mbeten dokument autentik me vlerë, që vjen nga lashtësia. Sigurisht nuk është vetëm ngasje asje poetike lulëzimi i pemëve me bukuri parajsore! Qyteti ynë, i datuar herët në brigjet ilirike i ka ruajtur në memorje , por edhe ka shtresëzuar festa të reja si: 7 marsi; E njohur si festa e mësuesit. Ajo festohet me venerim përmbi treçerekshekulli. Eshtë dinjitoze të festosh,për hapjen e të parës shkollë shqipe që hodhi themelet e kombit…. Por, vjollcat vijonë të hapin sytë kureshtare e jo vetëm livadheve ,por edhe nën duhmë alpetrolësh e benzinatosh fqinje me shkollat…. Bota intelektuale shqiptare ka rol dy shekullor në vijimësinë për ruajtjen e vlerave, traditave më të mira, por edhe në retushimin sociopolitik e jo përmirësimin e tyre… Po me 8-marsin ç ‘ bëhet. ?! Vijon të jetë e njohur rëndomë, si festa e nënave . Është lozur gjithësesi, enkas , me ndjenjat e shenjta dhe të shtrenjta për nënën- hyjneshë. Kritizerët janë të shumë dhe të ndryshëm njëkohësisht . Gjthësesi ka një forcë që i grupon dhe i gazmon gratë, apo i ngazëllen po me të njëjtën mënyrë , për vite evite me radhë. E kjo në emër të argëtimit.. Jo gjithëmonë qendron i kycur informacioni për historinë makabre të kësaj feste në hemisferën tjetër të globit njerëzor , po ky s’është objekt i shkrimit ….- -Ç ‘është gjithë ky ngazëllim?? -A s’ju duket disi fallce, populiste. Edhe … ndonëse sallonet e burkurisë janë shtuar. Mirë e bukur e pëmiresojnë pamjen…Apo e maskojnë atë, të tejskajshmen, monotoninë, përditësoren dëshpëruese, larg kronikave rëndomë me vrasje , kapriçion…garën …Apo … mos o zot! nulitetin mendor … Afrohuni tek këto pak grimca….kanë ndodhur në mars … dhejo vetëm për disa …. Enciklopedia Britanike, botim i vitit 1910, e ka kaluar 100-vjetorin e botimit të saj … Enciklopedia Britanike :(bot im i vitit 1910) në Nju Jork, shënon edicionin e 11. Një libër i madh diturie gjithëpërfshirës në konteksin shkencor;Art, shkencë letërsi dhe informacion i përgjithshëm.. Kjo vepër me vlerë prej 1227 faqesh është e shtypur me letër speciale rezistente , që përdoret vetëm për botime të shtrenjta. Koleksion bibliofilik 976.Ajo gjendet në bibliotekën e Durrësit qysh prej vitit 1946 si dhuratë nga biblioteka Kombëtare shqiptare Tiranë. -Po në letërisnë shqiptare cila vepër shënon 100-vjetorin e saj ? Po ja ; Gramatika shqype e Anton Xanoni e kapërceu 103 vjetorin e shtypjes në mësonjtoren e shtypshkronjës së San Saverit në Shkodër. Ajo është ndër gramatikat e para, pas asaj të Sami Frashërit. Kështu kemi nderin të përulemi me venerim përpara veprës së klerikut të ditur durrsak, Anton Xanoni, (1862- 1915.) Ai u lind në Durrës , krijoi drama, tekste pedagogjike , kulturë për t’ia mëtuar gjeneratave. E kjo trashëgimi na vjen përpara 150 vjetësh. Xanoni mbylli sytë, relativisht i ri, 53 vjeç, qysh para 98 vjetësh. Ai nuk e pa dramën e tij të vënë në skenë, por as edhe dramën e mbrame të shoqërisë shqiptare… – A s’ishte ai një mësues ? Po . Por , asnjë shkollë në Durrës nuk e mban emrin e tij dhe asnjë stragji arsimore e kulturore për dritrësimin e figurave të tilla… Historia e Skënderbeut* , e autorit Marin Barleti,daton 500 vjet përpara Është me rëndësi të përmendim se humanisti shkodran e ka shkruar historinë më 1508 -1510. Kjo vepër u botua në Romë 454 vjet më parë. A ka në plan një erskursion për ta kqyrur mësuesit e historisë këtë vepër ? Lahuta e Malcis, e Gjergj Fishtës apo Homerit shqiptar, u botua 1912 në shtypshkronjësn franceskane Shkodër. Pra ,botimi është 100 vjeçar. Vlerë kjo , edhe për editorinë shqiptare. (Në këtë botim gjenden vetëm pesë këngët e para nga 30 këngë, që është cikli i plotë.) Në vitet ‘30 të shek xx-të,periudhë kjo përndritëse e letrave shqiptare, “Lahuta” i erdhi e botuar e plotë botës kulturore shqiptare në vitin 1937. Dhe, pas luftës së dytë botrore ,burgimi i saj… Në demokraci botimi I plotë e idisa hershëm. Çburgosje dhe njohje .Po a nuk është e dhimbshme të kthehet në gërmadhe shtëpia eAtGjergj Fishtës ? apo selia e mendimit dhe meditimit … …O shqipe, ozogjtë e maleve, s’keni ç’ka m’kallxoni … ) në emër të shpirtit …. Në vitin 1768 vit “Meshari’ i pari dokumenti shqipes, u gjet i fshehur nga një prift katolik italian . Edicioni I parë ka filluar të shkruhet ne vitin 1768 , kryemeshari i fshehur, ndoshta nga që Roma, nuk lejonte predikimin në gjuhë tjetër(shqip,) përveçse në latinisht .Pena femerore

(Vështrime letrare ….)
Aktorja shqiptare, Eglantina Kume, emigrante në Athinë, ecën në rrugën e artit të letrave, që nga viti 2001… Kur lexon prozën e shkurtër të gjinisë letrare narracion,shkruar nga një emër, jo i panjohur, si Eglantina Kume, përjeton emocione dhe përceptime estetike, që të integrojnë,ndonëse thjeshtësisht, te bota e një emigranteje. Përshkrimet përcillen me ndjeshmerinë e një pene femërore dhe njëkohesisht prej aktoreje me bagazh të fituar pas një përvoje të gjatë si montazhiere në Kinostudion Shqiperia e re .. Një bivalencë e ndërthurur kjo me të qënit qytetare e botës së lirë dhe obligimit për progesin shoqëror . Autorja në të dy vëllmet me tregime, në harkun kohor 2001-2008, mbetet mes tregimit -skicë apo esesë përshkruese e narrative .Disa prej fabulave edhe te risjella . Ndërsa në rrafshin kronologjik janë të ngjajshme me brumnin e një memuari . Por, natyrisht, me pjezëza gjithë koloraturë, të mozaikut jetë. Autorja radhitet në letërsinë e postdiktaures e klasifikuar si letersi emigracionit. Por, letërsia e saj, nuk i reflekton (flakë për flakë…) artistikisht ndryshimet social- politike,(përmbysjen e diktaturës 50-vjeçare komuniste,) kohë kjo, për të cilën gjendet i shkruar në një serial multigjinish tashmë. Gjthësesi mendoj se filli logjik apo filozofia e autores është kundërvënia intelektuale e çdo lloj padrejtësie apo dikature, si dhe diskriminimi racor, etnik e gjinor . Kësisoj kemi të bëjmë me një letërsi të angazhuar me motive sociale. Pse jo , edhe me petkun moralizues, dimension ,që mendoj se nuk mund t’ia fshijmë sipas modës dhe eksperiementeve Artit dheLetërsisë. Teksti letrar mbetet i thjeshtë, ashtu si edhe konteksti . Madje, ky i fundit i thjeshtëzuar, por në botën emigrante mezi çpriten . Historizat ngjizen me mbrumë kronikash moderne në një kryeqytet ballkanik te lashtë sa bota , po aq me fenomene tërësisht ballkanike, sa i gjithë ballkani . Dy dimensione kohore: e sotmja dhe e djeshmja , ku gëlon rinia dhe qyteti ,ku ajo e len ,për t’u kthyer njëditë endryshuar e kredhin përjetësisht në kujtimet e saj të paqeta . … Struktura e tregimeve ështe lineare, sempliste, ku çdo faqe fokuson një situatë …më shumë se një personazh…
Një paqe pa profet
I M. Erebarës (product teknik I shtypshkronjes Dukagjini Pejë. Kosovë 2012 .) Ashtu si në procesionet e antikitetit , ku bartesit e bukës ua lëshonin vendin bartesve të pishtarit , dhe tani , në fushën e rendit shoqëror dhe të nevojave urgjente njerëzore, është imagjinata poetike ajo, që akoma ndriçon pasionin e madh të njeriut në kërkim të dritës … ’’Sent xhon Persi 1975 Aleks Lezher (Diplomati dhe poeti I Frances.) E keshtu edhe M. Erebara në vëllimin poetik me 172 fq. të strukturuar me 7 cikle, shpreh aftësitë për të vrojtuar vetveten, mendimin , emocionin, në kërkim të paqes e poetikisht e estetikisht të dritës….pasionin e madh të njeriut Natyrisht, nocioni universal ,kronos ka të shkuar, të sotme dhe të ardhme , ndonëse poetja vendos si kufizë kohore datëshkrimin epoezive të ketij vellimi (‘07 – ‘12 , pra ,5vjeçare .) Çelja me Moriha ,simboli I emblematik i një shteti të shenjte për nga forca ndikuese ,(Izraeli ),por me histori dramatike është e kuptueshme . Përvijimi i dëshirës për paqe, bëhet filozofia e poetes . Dhe tekembramja, kërkimi i rrënjeve tëtë parëve të saj mbetet njerëzor , ndërsa dyjëzimi mbetet poetik . Cikli mbyllës E braktisa diten mizorisht e hupon edhe më , vijëndarësen poete dhe kronikane. Po të kujtojmë formimin e saj për letërsi dhe punën si gazetare . Pasi kushtimisht, poezia, si gjendje e botës së brendshme, është një akt mirëbesimi në gjithë ç’bën njeriu dhe nuk mund t’I nënshtrohet asnjë nxitje të jashtme. Profesionit të gazetarisë dhe mësuesisë, që ka ikonografinë e vet, e ecojnë drejt poezisë konçize . Konciziteti vjen si densitet idesë dhe kemi epigrame apo sentence mençurore. Por, ka momente që i kalon kufijtë e vjen si një poezi satire dhe stigmatizimi shpërthyes . Ajo bëhet debatuese e vishet me petk publicist, si tek cikli Kohekruajtje fq 109 Edhe pse me forcë ndikuese kur fenomenet janë herë- herë absurde . Kuptohet ,absurdi në thelb është divorc (jetë – poete ). Absurdi është sfida, dashuria, meria, heshtja ,transparenca, luftë për paqe ….

Previous articleDoktor Ali Sula, njeriu i denjë i së drejtës mjekësore
Next articlePoeti Ilir Paja vlerësohet maksimalisht në ekspozitën ekspozitën “Io klimt spendore oro”