Home Slideri Veliaj: Jemi forcuar akoma më shumë

Veliaj: Jemi forcuar akoma më shumë

veliajTeuta vijon me përgatitjet intensive në këtë fazë përgatitore, ndërsa jo pak rëndësi “djemtë e detit” i kanë kushtuar edhe miqësores që do të zhvillojnë të shtunën ndaj Partizanit. Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës bregdetare, Emiljano Veliaj, në lidhje me përgatitjet e deritanishme u shpreh: “Duam të përfitojmë sa më shumë nga faza përgatitore, që të kthehemi sa më të fortë në startin e fazës së dytë të kampionatit. Po e shfrytëzojmë kohën duke u përgatitur, ndërsa aktualisht po mendojmë për miqësoren e radhës. Ndaj Partizanit do të jetë një ndeshje, ku duhet të mësojmë nga gabimet dhe të gjejmë se ku kemi pikat e forta dhe të dobëta, në mënyrë që të rikuperojmë. Duhet të përgatisim një skuadër mjaft të fortë për të vazhduar me të njëjtat ritme si dhe fazën e parë, pasi edhe kundërshtarët janë forcuar. Ndonëse është thjesht një miqësore, ku pak rëndësi ka rezultati, ne e vlerësojmë shumë atë, sepse do të jetë si një barometër për të matur forcën tonë, pavarësisht faktit që Partizani është një kategori më poshtë”. Më pas ai theksoi se skuadra është përmirësuar ndjeshëm. “Edhe pse kemi vetëm pak ditë që kemi nisur përgatitjet, shikoj që skuadra është më e plotë dhe më kërkuese. Këto ditë gjithçka ka ecur mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Dita-ditës do të forcohemi akoma më shumë. Ndërsa për vete kam besim se do të kemi një ecuri pozitive dhe do ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin. Por, për ta arritur këtë, duhet të punojmë shumë, sepse siç e thashë edhe më lart skuadrat janë forcuar dhe parashikohet një luftë e vërtetë gjatë fazës së dytë. Edhe kundërshtarët tanë kanë pretendimet e veta, prandaj duhet të bëjmë të pamundurën për të ruajtur vendin e dytë, pasi është e vetmja mundësi për të prerë një biletë për në Europë”, – përfundoi mesfushori.

Previous articleQindra familje në panik në Durrës nga përmbytjet. Në shumë shkolla braktiset mësim
Next articleMel Gibson, babai i fëmijeve të Foster?