Home Kronika Vdiq nga mbidoza, shoku e mbajti trupin e vdekur disa ditë në...

Vdiq nga mbidoza, shoku e mbajti trupin e vdekur disa ditë në shtëpi/ DETAJE, ja si vdiq Elton Tahiri

Detaje të reja janë zbuluar ë lidhje me vdekjen e 47-vjeçarit Elton Tahiri, në Tiranë, trupi i të cilit u gjet 11 ditë më parë pranë një përroi.

Tahiri ndërroi jetë në banesën e shokut të tij, Madjel Hura, si pasojë e mbidozës, teksa të dy ishin duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e këtij të fundit në Laprakë.  Mësohet se të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar.

Ajo çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen është fakti se sipas grupit hetimor, Husa e ka mbajtur në banesë trupin e 47-vjecarit për disa ditë dhe më pas e ka transportuar me makinë në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë.

Në deklarime Husa ka thënë se e ka mbajtur trupin e pajetë në banesë, nga frika se mund të akuzohej.

Previous article“Historia e gjobave është më e gjerë! Do s’do Edi Rama, Komisioni Hetimor do ngrihet!”, Berisha thirrje Kongresit amerikan: Hetoni dosjen shqiptare të McGonigal
Next articleAmbasadori francez në Kosovë: Kurti e Vuçiç të mos zhgënjejnë në takimin e 27 shkurtit