Home Bota Vdes kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin

Vdes kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.

Në këtë aksident ajror kanë vdekur edhe 9 persona të tjerë. Nuk dihet nëse avioni u rrëzua aksidentalisht, apo është qëlluar.

7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë humbën jetën.

Video të shumta të postuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke u rrëzuar.

Prigozhin, i cili besohet të ketë qenë në bordin e fluturimit, u dërgua në Bjellorusi pas marshimit të tij në Moskë.

Ai e anuloi kryengritjen dhe mercenarët e tij u tërhoqën pasi udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko ndihmoi ndërmjetësimin e një “marrëveshjeje”.

Dikur një i besuar i ngushtë i Vladimir Putinit, Prigozhin kishte kritikuar shpesh ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjeneralin e lartë Valery Gerasimov në fjalimet publike për formën si po e trajtonin pushtimin e Ukrainës.

Previous article“Barbie”, filmi me fitimet më të larta në Amerikë për vitin 2023
Next articleNafta në Shpirag, VOA: Kompania Shell drejt testimit final