Home Aktualitet Vdekja e 7 vjeçares, familjarët nuk akuzojnë mjekët për neglizhencë apo shërbim...

Vdekja e 7 vjeçares, familjarët nuk akuzojnë mjekët për neglizhencë apo shërbim të pakujdesshëm

Nga Jona Doko

Dhimbja është kthyer në zi dhe lot që shperthejnë pa u kontrolluar. Janë lot shpirti të njerëzve të dashur të 7 vjecares, lot që kanë bërë që sytë e prindërve të saj po dhe të njerëzve të tjerë të afërt të jenë i vetmi  mjet për të shprehur dhimbjen. Një familje e thjeshtë, që pati një fatkeqësi të rëndë, një familje që  ende nuk do ta besoj që 7 vjecarja nuk është më mes tyre, as edhe motra e saj dhjetë vjeçe, që mes lotëve dhe ngushëllimëve kërkon të  gjejë forcë për atë që i ka ndodhur. Në atë shtëpi ku janë dhyer dy zemra mungojnë dy duar të vogëla që ishin qetësim dhe dashuri për prindërit që po i rrisnin. Ata ishin dhe janë një familje e mrekullueshme, tashmë në mes të mrekullisë që i bënte aq të dashur për njerëzit mungon Amelia. Njerëz të afërt, komshinj apo dhe të tjerë që e kanë njohur vajzën mundohen ti gjejnë krahasim duke e treguar gjithnjë një fëmijë të mrekullueshëm. E në mes të kësaj dhimbje, në mes të kësaj zije që ka veshur jetën e kësaj familje këto ditë, ka një gjë që e lartëson edhe më shumë. Prindërit po e vuajnë dhe do ta vuajnë gjithë jetën mungesën e Amelias. Po ata nuk po luajnë me fatin e saj për show. Ata po kërkojnë ndihmë  për të përballuar këtë gjë të rëndë dhe nuk fajsojnë mjekët për atë që ndodhi  dhe kjo është shumë. Ata po tregojnë se përballë fatit dhe fatkeqësisë, dhimbja është më e madhe se sa ushqimi për kronikat e zeza apo për të përdorur vdekjen e  saj për show. Ata janë me Amelian dhe ajo nuk është më e mediave dhe prokurorisë, e edicionëve torturuse të lajmëve,  nëse do të ishin sjellë ndryshe. Ata e deshën dhe e duan shumë Amelian dhe ajo,  Amelia edhe në atë botë është e gjitha e tyre. Kjo e bën atë familje dy herë të mrekullleshme. Ata nuk e përdoren fatin dhe dhimbjen për  të tjerët. Po e jetojnë vetë…ashtu me lot dhe pagjumsi, me dhimbje dhe  pshertima vuajtje. Ata e kishin dhe e kanë Amelian për vete…jo për rrogtarët e kronikës së zezë.

Në familjen Sheqi…

Në familjen Sheqi zija ka kapluar të madhe  e të vogël që prej mesnatës së zezë të së dielës që lamë pas, ku vajza 7 vjeçare, Amelia,  ndërroi jetë në ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit. Fqinjët e familjes na tregojnë se nëna e vajzës, Nadia, ka humbur vetdijen dhe urgjenca paraqitet në ambinetet e familjes herë pas here për ti dhënë ndihmën e shpejtë shëndetësore. “Janë familje e mrekullushme, të kujdesshëm për fëmijët dhe të respektuar në lagjen tonë. Se kuptojmë si mund tu ndodhte një gjëmë kaq e madhe, ajo vajzë ishte flutur. Vinte rreth në këtë lagje, në këto rrugë dhe sna hiqet nga mendja e qeshura e saj gazmore. Zoti u dhëntë forcë prindërve që ta kapërcejnë këtë tmerr që u ra për pjesë. Vajza ishte shëndosh e mirë, e ka larë gjyshja ditën e dielë për ta nisur të hënë në shkollë dhe na tha që vajza kishte pak rrufë, por kujt i shkonte mëndje që do ndodhte kjo që ndodhi”, shprehet Bajame D. njëra prej komshieve të familjes Sheqi, e cila banon vetëm pak metra nga hyrja e pallatit të familjes Sheqi. Vajza është përcjellë mes lotëve dhe dhimbjes së thellë për në banesën e fundit, mesditën e së martës, ndërsa gjendja në të cilën familjarët e Amelias është e tmerrshme dhe e dhimbshme. Natyrisht, në të tillë dhimbje nuk gjen as fjaë për ti ngushëlluar. Familja Sheqi kishte dy fëmijë, Amelian 7 vjecare, nxnëse e klasës së dytë dhe motrën e saj 10 vjecare. Aludimet për humbjen e një njeriu të afërm, konkretisht gjyshit të vajzës, sipas të afërmëve nuk janë të vërteta, përveç trillime, pasi gjyshërit e Amelias jetojnë bashkë me prindërit e saj në lagjen 17 të qytetit.

Spitali Durrësit

Burime nga Spitali Rajonal i Durrësit bejnë të ditur për gazetën “Bulevard” se familjarët e të ndierës 7 vjeçare nuk kanë bërë denoncim ndaj bluzave të bardha, ndërsa hetimet vijojnë lidhur me rasstin në fjalë.  Ndërsa pak orë pas ngjarjes reagoi dhe shefi i pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini i cili tha se : fëmija ishte në gjendje të rëndë virale, ndaj dhe nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë.Dyshohet që ajo të ketë ndërruar jetë nga një formë toksike, helmuese, edhe pse tha që pritet ekspertiza për ta vërtetuar këtë, si dhe për të zbuluar shkakun e vërtetë. Forma toksike është forma e rëndë, por ne nuk kemi thënë për formë toksike, por për një formë virale të rëndë, dyshojmë, por që nuk mund ta vërtetojmë, për formë toksike, helmuese. Presim ekspertizën të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë. Është e vërtetë që një fëmijë 7 vjeçe humbi jetën pasi disa orës në spitalin tonë, pas një terapie intensive, me një ekip që u angazhua totalisht për t’i dhënë jetë, por që nuk u arrit. Arsyeja është një gjendje virale. Forma e rëndë, ende nuk mund të flasim dot për grip, pasi kjo kërkon analiza. Është ngritur një grup ekspertësh nga ministria për të dalë në një konkluzion përfundimtar. Forma toksike është forma e rëndë, por ne nuk kemi thënë për formë toksike, por për një formë virale të rëndë, dyshojmë, por që nuk mund ta vërtetojmë, për formë toksike, helmuese. Presim ekspertizën të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë. Pasi kishte bërë një gjendje lipotimie, gjendje të fikti, familjarët e sjellin fëmijët këtu. Iu dhu menjëherë ndihma, u thirr dhe ekipi ndihmës, erdha dhe unë, mjeku reanimator, por forma ishte shumë e rëndë. Nuk dimë gjë ekzakt për këtë punë, por familjarët na raportuan që fëmija kishte mbi 3-4 ditë me temperaturë shumë të lartë.Ju bëjmë thirrje prindërve të kujdesen për fëmijët, sidomos kur janë me temperaturë. Përjashtojmë rastet kur fëmija ka qenë para dy ditësh te mjeku, rëndohet gjatë natës, ai vjen dhe merr shërbimin tonë gjatë gjithë kohës. Këtu do na vijnë raste mesatarisht të lehta, ose të lehta, i ftoh qytetarët të mos vijnë te ne, sepse i hanë kohën fëmijëve që janë të sëmurë rëndë. “. Ndërsa paralelisht hetimet vijojnë nga organi i akuzës lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Spitalin Rajonal të Durrësit.