Home Bota VD/ Arkivoli gati sa nuk bie në tokë, përleshje në varrimin e...

VD/ Arkivoli gati sa nuk bie në tokë, përleshje në varrimin e gazetares së Al Jazeera-s

Mijëra njerëz u mblodhën në ceremoninë e varrimit të gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, që u vra në fillim të kësaj jave. Thuhet se ajo u vra nga forcat izraelite.

Sipas BBC, policia e lejoi familjen që ta çonte arkivolin në një kishë katolike në Qytetin e Vjetër, e cila ishte e mbushur me njerëz. Paraprakisht, policia e mbylli spitalin dhe hodhi gaz lotsjellës në një numër të madh protestuesish, të cilit mbanin edhe flamuj palestinezë në duar dhe brohorisnin “Palestinë, Palestinë”.

Arkivoli i saj pothuajse ra ndërkohë kur policia filloi të sulmonte palestinezët që ishin në funeralin e gazetarës. Policia shtyu turmën prapa duke rrahur dhe shkelmuar ata që ishin pjesë e funeralit.

Në disa vende të botës u përkujtua gazetarja Abu Akleh. Në Somali, gazetarët marshuan rrugëve me fotografinë e saj, ndërkaq në Berlin të Gjermanisë u mbajt një tubim në kujtim të saj, por policia gjermane e ka ndaluar atë.

Tubimi në kujtim të saj ishte organizuar nga Jüdische Stimme, një grup hebre që mbështesin të drejtat palestineze. Por policia, siç raporton Al Jazeera, i tha grupit se ngjarja përkoi në kohën kur policia e Berlinit kishte marrë vendim që të mos lejonte protestat e palestinezëve në prag të Ditës Nakba (katastrofë), e cila shënohet në kujtim të eksodit palestinez. Autoritet e Berlinit më herët kanë thënë se vendimin për të mos lejuar shënimin e kësaj dite e morën me synimin që të parandalojnë veprimet e dhunshme dhe këndimet anti-semitike.