Home Aktualitet Vazhdon skandali në Sigurimet Shoqërore Durrës. Mjekë nga Tirana për KEMP-in

Vazhdon skandali në Sigurimet Shoqërore Durrës. Mjekë nga Tirana për KEMP-in

tahiriVijon të mos funksionojë normalisht komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë së përkoshhme për llogari të personave me aftësi të kufizua. Ky komision në bazë të ligjit është caktuar të ushtrojë detyrimet pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Kjo drejtoria ka disa muaj që vuan nga mosfun-ksionimi normal për shkak të keqadministrimit të insti-tucionit. Mosfunksionimi KMCAP është rast i paprece-dentë pasi janë dy mjek në dispozicion dhe asnjëri nuk aktivizohet me këtë komision. Burime shumë të sigurta nga brenda drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqë-rore në qarkun e Durrësit bëjnë me dije se kjo drejtori merr mjek nga Tirana për të mbyllur procedurat. Veprimi arsyetohet në kundërshtim me rregulloren për aq kohë sa Durrësi ka mjek të të gjitha specialiteteve ndërkohë që vet drejtoria ka në dispozicion dy prej tyre në zbatim të ligjit. Veprime të tilla kanë sjellë edhe çorioditje në procedurë pasi janë ndier e manifestuar vonesa në daljen para komisionit mjekësor të personave përfitues. Çështja më së shumti ka të bëjë me mënyrën se si administrohet komisoni në fjalë pasi ky komison, sipas burimeve, kontrollohet në mënyrë të njëanshme, të kundërligjshme nga drejtoresha. Kjo e fundit mësohet se vë në dispozicion në ditën e KEMP-it punonjës të ndryshëm por jo specialistë. Burimet pohojnë se edhe vërtetimi përkatës për personat me aftësi të kufizuar nuk jepet nga mjeku, por punonjësit e caktuar nga drejtoresha. Anomalitë kanë nisur të duken që ditët e para që sigurimet shoqërore u përfshinë në vorbullën e një të quajtur reformë për interesa personave të një rrethi të ngushtë të cilët kishin në dorë edhe emërimet apo shkarkimet nga puna të punonjësve. Madje ky klan luajtii jo vetëm me fatet e administratës por edhe më tej duke e shtyrë këtë drejtori drejt një kaosi të panjohur më parë. Çorganizimi përgjitshhëm ka sjellë edhe pasoja të konsideruara pasi dosjet për invaliditetin nuk dalin të gjitha ngase kanë vonesa duke shtyrë afatet ligjore si dhe duke vënë në siklet personat përfitues të cilët kanë këtë pension si burim jetese. Por ka edhe raste që dosjet nuk dalin nga arshiva. Kjo sjell ecejaket e personave me aftësi të kufizuar të cilët nuk marrin përgjigje ndonëse presin me itë tëtëra para dyerve të drejtorisë së sigurimeve shoqërore në Durrës, drejtori e cila ka mbyllur dyert. Sjellje të tilla joligjore lënë shteg për korrupsion në dëm të personave në nevojë.

Previous articleXhaxhi militanti bën dekleratën më të çuditshme: Petriti e rreh Sokolin, po të dojë Olldashi
Next articleIkin firmat nga rruga Plepa-Rrogozhinë. Qeveria nuk u ka dhënë lekët prej një viti