Home Kosova Vazhdon protesta kundër “hajnisë në KEK”

Vazhdon protesta kundër “hajnisë në KEK”

largea_kek_4531921363944668Shoqëria civile sot organizon marsh protestues kundër, siç e kanë quajtur ata, ‘hajnisë në KEK-ut”. Zyrtarët organizativ të protestave u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen kësaj proteste, e cila do të mbahet prej orës 12:00 dhe fillon nga objekti qendror i KEK-ut në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar te objekti i Qeverisë.

Protestës edhe këtë herë iu kanë bashkangjitur dhjetëra organizata joqeveritare, organizatat studentore, subjektet politike, sindikatat dhe grupet e artisteve.

Lëvizja studentore për barazi “Studim Kritikë Veprim”, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se do t’i bashkëngjitet këtij marshi dhe sipas tyre për këtë gjendje aktuale dikush duhet të jap përgjegjësi.

“Ne kërkojmë përgjegjësi nga institucionet e Kosovës, të hetohen njerëzit të cilët kanë ndihmuar në fryrjen e çmimeve të faturave, dhe jo vetëm, dhe të cilët duhet të dënohen. Rritja e çmimit të rrymës ka një kronologji e cila rrjedhë veçanërisht nga 17 tetori i vitit të kaluar, ku edhe u nënshkrua privatizimi i Distribucionit të KEK-ut me një çmim prej 26.3 milion euro. Distribucioni i KEK-ut u shit, edhe pse kishte 290.000.000 euro qarkullim vjetor, 180.000.000 euro investime, 450.000 konsumatorë, 21.000 km tel përçues, 7.000 trafo të tensionit të ulët, 37 objekte afariste, 22 hektarë tokë, një treg të përjetshëm dhe zero konkurrencë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, qytetarët tash e disa muaj janë duke protestuar për fryrjen e faturave të KEK-ut për muajin janar, Ata kanë kërkuar dorëheqjen e MZHE-së, Besim Beqaj dhe drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka.

Previous articleObama: Paqa me palestinezët, e ardhmja e Izraelit
Next articleNapolitano do të mandatojë sot liderin për formimin e qeverisë