Home Aktualitet Vazhdojnë skandalet në Degën e Sigurimeve Shoqërore në Durrës, KEMP-i kthehet në...

Vazhdojnë skandalet në Degën e Sigurimeve Shoqërore në Durrës, KEMP-i kthehet në gangrenë për qytetarët

tahiriahiri

Shtatë muaj pas emërimit të drejtueses së degës së Sigurimeve në Durrës, Monika Tahiri dhe tre muaj para zgjedhjeve, qytetarët kanë mundur të provojnë se çfarë do të thotë një koalicion hajdutësh dhe aq më shumë hajdutë që drejtojnë me sekserë duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve. Në shumë numëra gazeta “Bulevard” ka sjellë fakte të pakontestueshme të keqmenaxhimit që i bëhet kësaj drejtorie, ndërsa akuzat tashmë vijnë edhe nga vetë stafi i cili, ndërsa është nën terrorin psikologjik të largimit nga puna në emër të koalicionit, detyrohet të pranojë se shumë nga shërbimet nga qytetarët kanë dështuar. Një nga këta është dhe funksionimi i KEMP-it që pa as më të voglin dyshim është bërë gangrenë për qytetarët. Në fakt shkon përtej skandalit ajo që po ndodh, ku për një proçedurë të thjeshtë siç është përsëritja e invaliditetit apo zgjatje, siç thuhet, qytetarët sorollaten, u kërkohen para dhe shkelen të gjithë rregullat, ndërsa sekserët janë në kulmin e punës së tyre. Këtu natyrisht nuk bëhet fjalë për ata invalidë që kërkojnë të dalin në komision për herë të parë, të cilët torturohen dhe nga vonesat pa shkak nga kjo drejtori vetëm se duhet të paguajnë dhe këtë mundësisht te sekserët e drejtoreshës. KEMP-i vazhdon të funksionojë pa doktorin e këtij institucioni, gjë që është e pajustifikueshme për drejtorinë dhe është një tjetër papërgjegjshmëri e drejtores se institucionit pasi ish mjeku përgjegjës i KEMP-it ,mbasi ka fituar procesin gjyqësor edhe në apel, kjo drejtuese nuk e pranon për t’u rikthyer aty ku e ka larguar sipas ligjit. Nuk bëhet fjalë për shërbimet ndaj qytetarëve të cilët ndjehen të pambrojtur për arsyen se kjo drejtori ka dalë jashtë funksionit të saj për t’i shërbyer të gjithë të interesuarve që kanë nevojën për këtë institucion. Vonesat në përpunimin e pensioneve vazhdojnë dhe gjthashtu një pjesë e tyre dërgohen në Fier për t’u përpunuar siç e kemi denoncuar dhe herë tjetër, ndërkohë që vërtetimet për vjetërsinë e punës dhe të tjera vërtetime të natyrave të ndryshme, jepen me vonesa të jashtëzakonshme, por dhe përgjigjet dhe komunikimi në atë drejtori, jepet pa etikë, pa kulturë, madje deri në mënyrën më banale duke filluar nga drejtoresha e deri tek ata punonjës që kanë lidhje direkte me qytetarët dhe që janë të punësuarit e saj. Funksionimi në këtë drejtori vazhdon të jetë në një kaos të vërtetë, i gjithanshëm në çdo drejtim dhe duket qartë edhe nga organizimi i çorganizuar që padyshim mban vulën dhe “meritën” e drejtueses Monika Tahiri. Është kjo e fundit që, edhe pse ka zgjatur oraret e punës për punonjësit, nuk e ka vënë në funksion të punës, po në funksion të presionit ndaj punonjësve me qëllimin e vetëm që kush do të guxojë të kundërshtojë të lirojë vendin për dikë tjetër e që në këtë rast do të thotë lekë të paguara për t’u punësuar. Pa as më të voglin dyshim, drejtoresha e sigurimeve shoqërore në Durrës vepron në këtë institucion sikur ta ketë pronë të saj, sepse ka mbështetje të plotë nga PDIU dhe Shpëtim Idrizi, të cilët kanë deklaruar se nuk ka fuqi PD që ta largojë nga ajo detyrë. Me këto veprime dhe qëndrime po i bëhet shërbimi më i keq qytetarëve, por në fakt ky ëhstë shërbimi më i mirë që po bën zonja në fjalë në favor të opozitës ku çdo ditë dhjetra qytetarë bëhen të pakënaqur nga ajo që ndodh aty.

Previous articleAdem Demaçi akuza klasës politike në Shqipëri e Kosovë si pengje të serbëve dhe grekëve
Next articleAgron Duka dhe Arqile Gorea krijojnë kaos në listën e deputetëve të PD-së dhe PS-së