Në Degën e Sigurimeve shoqërore në Durrës, vazhdojnë “reprazaljet” dhe natyrisht ata udhëhiqen nga Monika Tahiri dhe sekserët që ajo ka mbledhur si nga familja ashtu dhe të afërm të saj në emër të koalicionit dhe si përfaqësues të PDIU-së. Nuk ka ditë që nga ky institucion që është kthyer në një gangrenë për qytetarët të mos vijnë ankesa për abuzime, por deri edhe në skandale që e kanë kthyer drejtoreshën në fjalë, drejtuesen më të korruptuar. Prej muajësh, madje që nga dita e fillimit të punës, ajo ka nisur një valë shkarkimesh, më pas abuzimesh dhe duket se tashmë është në rënie të lirë dhe mëkati më i madh do të ishte që ajo të pengohej në këtë rënie abuzimesh. Në disa numëra të gazetës ju kemi bërë me dije se zotërojmë një dosje ku drejtoresha ka abuzuar, ka mashtruar dhe më hapur, ka bërë presion për të marrë para. Megjithë përpjekjet tona për të hedhur në treg këto fakte të rënda, ku kërkohen mijëra euro për një vend pune ose largimi në pamundësi të saj, ku kërkohen qindra euro për levizje edhe brenda institucionit, apo edhe raste të tjera të tipit ‘provizor” apo “definitive”, drejtoresha për fatin e keq të saj dhe të mirën tonë, çdo ditë bën nga një skandal. Kjo na ka detyruar që të japim lajmin e freskët të abuzimit apo shkeljes së ligjit që ajo bën me dashje, pasi zërat dhe dokumentat e atyre që disponojmë aty janë qoftë edhe për prokurorinë. Për të mos lënë të na ikë asgjë nga ky prodhim shartesë i koalicionit për të drejtuar këtë institucion, përsëri jemi të detyruar që të bëjmë me dije lexuesit skandalin e ditëve të fundit, ku ajo ka pushuar, lëvizur dhe ndërruar statusin e punonjësve duke shkelur hapur ligjin. Vetëm gjatë kësaj jave që ende nuk ka përfunduar, janë tre abuzime të hapura për të cilat ajo mban përgjegjësi direkte. Burime të afërta të drejtoreshës në fjalë i thanë gazetës Bulevard se ditët e fundit ajo ka nisur një tjetër valë reprezaljesh në këtë institucion, ku mesa duket sekserët kanë punuar mirë. Sipas burimëve drejtoresha ka shkarkuar nga puna këto ditë punonjës, të cilët jo vetëm janë me përvojë pune, por edhe në kundërshtim me ligjin e administratës. Ajo që bie në sy është fakti se ata që janë hequr nga puna janë quajtur të paaftë se kanë marrë dy vrejtje prej saj dhe ndërsa janë me arsim të lartë janë zëvendësuar me ato me arsim të mesëm po që janë të aftë për sekserët! Por ndryshimet kanë ndodhur edhe brenda për brenda institucionit, ku në vend të specialistëve janë vënë njerëz me mungesë përvoje, ndërsa janë thërritur në ndihmë të kreut të sigurimëve njerëzit e përzgjedhur nga sekserët. Kështu punonjës me përvojë të gjatë pune kanë kaluar si provizor edhe pse kanë qenë prej vitesh definitive, ndërsa provizor të thërritur nga sekserët janë bërë definitv në punë. Kjo është një tjetër shkelje edhe nëse vërejtjet e saj do të ishin të bazuara, pasi në raste të tilla nuk mund të kalosh provizor një punonjës, por aim und të kalojë në një detyrë më të ulët por gjithsesi definitive. Gjithsesi ndërsa drejtoresha ka arritur të përbaltë edhe gjykatën, ndërsa më parë ka përbaltur dhe koalicionin, punonjësve ju ka mbetur ose të pranojnë kushtete saj ose të largohen për të kërkuar punë tjetër aq më shumë që në shumicën e tyre ata janë anëtar të PD-së. Po zonja Tahiri të heq nga puna, të lë të shkosh në gjykatë, e mban gjykatën peng duke mos i vënë materialet në dispozicion , po ç’është më e keqja nuk të jep as librezën e punës të atyre që kanë punuar dhe janë larguar me urdhër të saj ose me dëshirë nga aty. Dhe e keqja më e madhe është se “huqet” e saj kanë burrëruar edhe ndonjë punonjëse tjetër aty. Rasti më i turpshëm është ai i ish shefit të personelit i cili edhe pse ka ikur me dëshirën e tij , edhe pse ka pesë muaj që e ka bërë një gjë të tillë, nuk merr dot librezën e punës, pasi një herë nuk është drejtoresha e gatëshme dhe herën tjetër nuk është e gatëshme punonjësja që “ta jep kur ti teket asaj”. Gazetarët e kanë kontaktuar personalisht sih shefin e personelit dhe ai ka pranuar që nuk e merr dot librezën. Ai nuk është i vetmi. Rastet vazhdojnë me ish drejtorin dhe punonjës të tjerë të larguar dhunshëm nga ky institucion. Ligji parashikon që në raste të largimit apo pushimit nga puna, libreza merret brenda pesë ditëve. E si për të mos mjaftuar këto, pardje nuk është zhvilluar KEMP-i, duke i irrituar në maksimum qytetarët. Por ndryshe nga çfarë mendohej ata janë shprehur se mjekët aty ishin të gatshëm me përjashtim të “prurjes” së re të zonjës Tahiri, e cila kërkonte të analizonte dosjet, kur kjo është kompetencë e saj para se të shkojnë në komision. Gjithsesi të bindur se gjatë ditëve të shtuna dhe të dielave punojnë sekserët, rastin e ankesave të qytetarëve në fjalë në nr tjetër.
Home Aktualitet Vazhdojnë “reprezaljet” në Sigurimet Shqërore të Durrësit nga drejtoresha Monika Tahiri