Home Kosova Vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes

Vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes

kuciEkipet negociuese të Prishtinës dhe Beogradit do të takohen sot në Bruksel, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrdhënieve, të arritur muajin e kaluar ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Beogradit nga këshilltari politik i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.

Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes ka përfunduar para dy javëve pa ndonjë pajtim mes palëve.

Këto bisedime në Bruksel udhëhiqen nga drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini.

Previous articleBuja vizitë zyrtare në Itali dhe Turqi
Next articleMichelle Keegan ngre temperaturat