Home Politike Vasili paraqet amendamentin: Ndihmë konkrete për uljen e çmimeve, TVSH-ja e ushqimeve...

Vasili paraqet amendamentin: Ndihmë konkrete për uljen e çmimeve, TVSH-ja e ushqimeve të shportës të ulet nga 20 në 5%

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka paraqitur një amendament në parlament për uljen e TVSH-së së ushqimeve të shportës. Ai shkruan se është masa më e parë dhe më e domosdoshme për të ndihmuar familjet shqiptare.

POSTIMI I PLOTË

Paraqita Amendamentin për uljen drastike të TVSH së ushqimeve të shportës!
Në këto momente kaq të vështira për ekonominë e familjeve shqiptare, ku mjaft familje përballen me mbijetesën ushqimore ulja drastike e TVSH për ushqimet e shportës është masa më parë dhe më e domosdoshme.
Kam paraqitur Amendament për uljen e TVSH nga 20% që është aktualisht, në masën 5%.

Kjo është një ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.
BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH- ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore. Shqipëria është shumë-shumë vonë!!
Ky amendament duhet votuar me unanimitet në Parlament.

Edhe qeveria duhet ta votojë sepse ndihmohen qytetarët e thjeshtë dhe ata në nevojë në mënyrë të veçantë. Qeveria votoi për të kompensuar çmimet e materialeve të ndërtimit për kompanitë, që kishin fituar tenderat me 99% dhe nuk mund të ketë kurajë të votojë kundër këtij amendamenti. Qytetarët do të shikojnë me sytë e tyre të enjten në seancë plenare në Kuvend se kush do të votojë ‘pro’ dhe ‘kundër’ tyre.

foto galeri

foto galeri

Previous articleDebatet e Enverit në Byro: Kadri, s’e propozova unë Feçorin për ministër, se s’e kam dashur kurrë, sepse më jepte përshtypjen e një djalke
Next articleQarkullonte me armë zjarri me vete, kapet 19-vjeçari në Durrës, ishte arrestuar dy vite më parë për plagosjen e një të mituri