Home Rajoni Varhelyi: BE ka humbur më shumë se 5 vite në procesin e...

Varhelyi: BE ka humbur më shumë se 5 vite në procesin e zgjerimit! Duhet të përshpejtojmë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

Komisioneri i Komisionit Europian, Oliver Varhelyi gjatë një takimi në forumin “EU meets Balkans” në Sofje të Bullgarisë. Ai tha se Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik për Bashkimin Europian dhe se politika e zgjerimit të unionit duhet të vijojë me përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre. Duke kritikuar politikat e ndjekura deri më tani, Varhelyi u shpreh se BE ka humbur 5 vite deri më tani në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

“Adresimi i sfidave të përbashkëta gjatë diskutimit tonë mbi Forumin ‘BE takon Ballkanin’ organizuar nga @Eurliberalforum & @aldeparty në Sofje. Politika e zgjerimit mori vrull. Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik për BE-në. Ne duhet të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit të tyre”- u shpreh komisioneri.

Gjatë diskutimeve duke u fokusuar në temën e ndikimit në rajon të vendeve të treta si Kina, Varhelyi kujtoi projektin “Hekurudha e Korridorit X” si një nga investimet kryesore të Planit Ekonomik dhe Investues prej 30 miliardë eurosh të BE-së. Ai tha se tashmë BE ndodhet në një konkurrencë të fortë me Kinën për ndikimin në Ballkan.

Previous articleTabaku reagon pas rezultatit të zgjedhjeve: Jam kokëulur para demokratëve, do mësojmë nga gabimet tona
Next articleHumbja përballë Veliajt në Tiranë, Këlliçi: Dhashë gjithçka nga vetja, rezultati u manipulua, gara ishte e pabarabartë