Home Slideri Vangjush Dako: Trajektore të plotë të të gjitha pikave arkeologjike dhe të...

Vangjush Dako: Trajektore të plotë të të gjitha pikave arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore në Durrës

dakoPartia Socialiste ka zgjedhur qytetin e Durrësit për të bërë prezantimin e programit të saj për artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore. Në këtë takim është trajtuar gjerësisht projekti i parashikuar në programin për një Rilindje Shqiptare, për t’i ruajtur dhe zhvilluar më tej këto pasuri të pazëvendësueshme kombëtare. Durrësi, si një nga zonat me vlerat më të mëdha të arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore në përgjithësi, është një njëkohësisht edhe shembulli më i mirë i shkatërrimit dhe barbarisë së treguar nga qeveria aktuale, e cila jo vetëm që nuk ka menduar për ta ruajtur trashëgiminë kulturore, por e ka lënë atë në mëshirë të fatit. Në panelin e takimit për të folur mbi projektin e PS, bashkë me kryetarin Edi Rama, kanë qenë kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deputetët Luiza Xhuvani e Auron Tare si dhe anëtari i grupit të punës për programin, Artan Lame. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka folur për projektet konkrete që ka bashkia e qytetit bregdetar, për të ndërtuar një trajektore të plotë të të gjitha pikave arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore në qytet. Artan Lame, duke hapur takimin ka theksuar se qyteti i Durrësit është konsideruar prej shekujsh nga të huajt si porta e artë e Ballkanit, por tani kjo portë është lënë krejtësisht pas dore. Sipas Lames Durrësi është i vetmi qytet bregdetar me mbi 15 mijë banorë në Mesdhe që nuk ka një port turistik. Anëtari i grupit të punës për programin në PS, ka thënë se pas 23 qershorit qeverisja socialiste do të ndërtojë portin turistik në Durrës, dhe po ashtu do të ndërtojë një korridor të kaltër që do të lidhë të gjitha pikat turistike, duke i dhënë kështu një hapësirë të re turizmin. Auron Tare ka risjellë në vëmendjen e publikut modelin e Parkut Arkeologjik të Butrintit, si një nga modelet më të suksesshme në vend dhe që daton në kohën kur Edi Rama ishte ministër i Kulturës. Sipas Tares ky model do të shtrihet në të gjitha qendrat e tjera arkeologjike apo të trashëgimisë kulturore, duke i dhënë kësaj të fundit një qasje të re dhe të qëndrueshme në bashkëpunim me komunitetin. Deputetja Luiza Xhuvani, në fjalën e saj është fokusuar te arti dhe kultura, të cilat qeverisja socialiste do t’ nxjerr nga ndikimi i politikës për të nxitur shpirtin krijues dhe artistik si dhe për të promovuar vlerat e vërteta artistike.

Previous articlePas Filip Gjonçit në arsim, edhe Doklead Ademi u kërkon faturistëve të ujit të identifikojnë shtëpi më shtëpi votuesit e PD
Next articleBurns: Jo status të veçantë veriut, Serbia ta pranojë plotësisht Kosovën